"Nuk është tepër vonë!" Vëllai i Meghan Markle, Thomas, ka shkruajtur një  letër të hapur të jashtëzakonshme për princin Harry 'ky është gabimi më i madh në historinë e dasmës mbretërore' teksa ai e quan motrën e tij një mendjemadhe arrogante.


(Thomas, vëllai i Meghan Markle)

51-vjeçari nga Oregoni ka thënë që motra e tij është një mosmirënjohëse e cila nuk vlerësoi as sakrificat e babait të saj i cili vazhdon të jetë akoma në borxhe vetëm e vetëm për të plotësuar ëndrrën e Meghan për tu bërë aktore dhe Meghan as nuk e ka ftuar as në dasëm.

Në letrën e hapur të shkruar për Princin Harry ai i thotë ta anullojë dasmën sa nuk është akoma vonë, dhe shprehet i habitur se si është e mundur që asnjë nuk e sheh fytyrën e vertëtë të Meghan.

Sipas vëllait të Meghan Markle i vetmi qëllim i saj është ta portretizojë veten në mënyrë krejt false si princesha Diana e re. Ky është roli më i madh që Meghan do të luajë në të gjithë jetën e saj si aktore ka shkruar ai.



(Letra e hapur e vëllait të Meghan Markle, drejtuar princit Harry)

2/3