Letra, Vojsava Ismailaj dhe Tom
Doshi mohojnë akuzat e Brahos

Letra, Vojsava Ismailaj dhe Tom<br />Doshi mohojnë akuzat e Brahos
TIRANE­- Pas nisjes së hetimeve lidhur me letrën e kryetarit të Komsionit të Sigurisë Spartak Braho sipas të cilës vendi rrezikon destabilitet, policia e kryeqytetit ka nisur marrjen në pyetje të protagonistëve qe permenden ne kete leter. Edhe bashkëshortja e Kastriot Ismailajt edhe deputeti Tom Doshi pas dëshmisë së tyre kanë mohuar akuzat e Brahos për thurjen e një komploti që do të çonte në destabilizimin e vendit. Ndërkohë në pyetje do të merren edhe Spartak Braho me Dritan Priftin. Sipas letrës së Brahos, Doshi dhe Prifti po organizonin një komplot kundër Metës, madje dhe gruaja e Kastriot Ismailajt, - thote Braho ne letren qe ka ne dore prokuroria, - është kërcënuar.

Ora 20:40 Doshi del nga Drejtoria e Policisë: S'kam kërcënuar askënd 
Pas rreth 1 orë e 20 minuta qëndrimi në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës deputeti i majtë i Shkodrës ka theksuar ndër të tjera se nuk ka asnjë lidhje me gruan e Kastriot Ismailajt duke mos e mohuar takimin që ka patur me të. Doshi ishte në polici për të dëshmuar lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij se ka kërcënuar zonjën Ismailaj për të dëshmuar kundër kreut të kuvendit Ilir Meta për cështjen e Cez.
 
 “Pyten për takimin me Vojsaven i shpjegova që ajo mori në telefon pimë një kafe dhe kaq. S'është se e kam mohuar që e kam taku atë edhe nesër prapë e takoj nëse më  telefonoj se nu refuzoj miq kur më ftojnë për kafe apo dicka tjetër”- thekson Doshi

Doshi në prononcimin e tij për mediat pas daljes nga drejtoria i ka bërë apel Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë të plotë ngjarjen për një letër false sipas tij pasi në të kundërt ai do të bëjë kallëzim penal kundër Spartak Brahos për akuza të paqëna. Ndërkohë sipas deputetit Doshi skenari ka qëllimin e vetëm të tregojë pafajshëmrinë e kreut të kuvendit

"E vlerësoj prokurorinë që për një letër fallso që ka bërë Braho po heton kaq shumë dhe kaq shpejt ndërkohë që për mua asgjë s'bëri të njëjtën. I bëj thirrje prokurorit të hetojë çështjen, në të kunbdërt do bëj kallëzim kundër Brahos. Këto janë të implikuar në shumë çështje megjithëse goodfatheri sqaroi se eshte prej malësisë së Skraparit po të japë dëshmi s'ka nevojë për hetim ndërkombëtar por ti drejtohet prokuriorisë shqiptare. Prokurori mos të shkojë te raportoje te "goodfatheri" cdo të fundjave. Eshtë turp që presidenti të thotë s;besoj te prokurori i pergjithshem Personi që sot quhet i mbrojtur thotë që Metës Islamaj ja kishte vënë emrin padrino.Prokurori i përgjithshëm shkon cdo fundjavë raporton te Meta në Gjir Lalzit.Jam i vendosur të zbardh të vertetën në këtë rast s'jam i implikuar skam lidhje ata janë të implemntuar ata kujtojnë se gruja atij mbështetet"-tha Doshi





Ora 20:00 Raportohet një defekt teknik në kompjuterin e Policisë
Rreth 30 minuta pas hyrjes në ambientet e Drejtorisë së Policisë në kryeqytet burime për shqiptarja.com theksojnë se seanca është shtyrë për disa minuta për shkak të një defekti kompjuterik. Ndërkohë që mësohet se deputeti pritet të dalë nga momenti në moment nga drejtoria e policisë.

tom doshi

Ora 19:30 Tom Doshi mbërrin në Drejtorinë e Policisë Tiranë
Deputeti socialist Doshi ka mbërritur për të dhënë dëshminë e tij  dhe për tu marrë në pyetje lidhur me lidhur me përfshirjen në letrën e Spartak Brahos.Doshi në seancë pritet të pyetet nga organet e policisë gjyqësore lidhur me takimin që sipas letres së Brahos ka patur me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt




Zbardhet dëshmia e Vojsava Ismailajt në Polici
Zbardhet dëshmia e Vojsava Ismailajt dhënë sot në policinë e Tiranës. “Nuk jam kërcënuar nga askush. Në qoftwse jeta ime do rrezikohej kjo gje nuk do te ndodhte as nga Doshi e as nga Prifti” . Kjo është një pjesë nga dëshmia e Vojsava Ismailaj dhënë para oficereve të policisë gjyqësore. Për rreth 45 minuta gruaja e Kastriot Ismailaj u pyet në polici për të hedhur dritë mbi faktet e përmendura në letërn e Spartak Brahos.

Referuar pretendimeve të Spartak Brahos publikuar në letrën e tij bashkëshortja e Ismailajt ka theksuar se i takon shtetit të zbardhë atë "por asgjë prej tyre nuk kanë lidhje as me mua dshe as me bashkëshortin tim, prandaj i jemi drejtuar arbitrazhit sepse kërkojmë të drejtën tonë -ka theskuar zonja Ismailaj

vojsava

Akuzat e Brahos
Sipas Brahos Vojsava Ismailaj është takuar në një prej lokaleve të Tiranes me Tom doshin dhe Dritan Priftin. Këta të fundit kanë kërkuar prej saj të bind bashkëshortin me qëllim implikimin e kreut te kuvendit Ilir Meta ne aferen e CEZ. Por ky fakt i shkruar në letrën e Spartak Brahos është rrezuar nga bashkëshortja e Kastriot Ismailaj. Gjatë orëve në vijim pritet të merren ne pyetje edhe protagonist të tjerë të letrës, si Spartak Braho, Tom Doshi e Dritan Prifti. Ndërkohë oficerët e policisë gjyqësore kanë administruar me herët edhe dëshminë e gazetarit Artan Hoxha, si person që ka dijeni për ngjarjen.


Ora 16:30 Policia nis hetimet,Vojsava Ismailaj mbërrin në Drejtorinë e Policisë
Prokuroria dhe policia nis marrjen ne pyetje te protagonistëve të letrës së deputetit të LSI Spartak Braho. Ashtu sikundër ishte njoftuar nga organi qendror i hetimit, verifikimi nisi nga bashkëshortja e Kastriot Ismailaj, e cila hyri në ambientet e Drejtorise së Policise së Tiranës rreth ores 16: 30 minuta dhe doli rreth orës 17:25 pas rreth 1 ore, e shoqëruar nga avokati i saj Vladimir Meci. Zonja Vojsava nuk ka pranuar të komentoi dëshminë e saj e aq më pak avokati i saj.


 
Vojsava Ismailaj mendohet se do të pyetej për takimin që sipas Spartak Brahos ajo ka zhvilluar me Tom Doshin dhe Dritan Priftin. Ndërkohe me herët ajo ka pranuar takimin, po ka mohuar faktin se me ta ka thurur një plan që bashkëshorti i saj të implikonte kryetarin e kuvendit Ilir Meta në aferën korruptive të CEZ.
 
Pas bashkëshortes se Ismailaj, pritet te merret ne pyetje edhe Dritan Prifti, Tom Doshi dhe Spartak Braho. Mësohet se para paraqitjes së Vojsava Ismailaj në polici prokuroria ka marrë në pyetje edhe gazetarin Artan Hoxha, si personi qe ka dijeni per çeshtjen me qëllim hedhjen drite mbi të vërtetën.
 
Por ish-deputeti i LSI-së Prifti dhe ish-deptueti i PS-së Doshi i kanë mohuar këto akuza. Doshi tha se e ka takuar bashkëshorten e Ismailajt pasi e njeh prej vitesh, por edhe vetë gruaja e Ismaliajt tha se letra e Brahos është një formë presioni i shtetit. 

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas