Letra intime të shkëmbyera nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli me bashkëshorten e tij, Sadijen tashmë janë përmbledhur në një video dhe së shpejti vjen në libër. Videoja titullohet “Dashuri në moshën e Krishtit”, e cila është publikuar nga e bija e tyre Elona Agolli.
Kjo video përmban letrat intime të Dritëro Agollit shkruar për bashkëshorten e tij Sadijen në vitet 1964- 1965. Janë 44 letra të shkruara nga Dritëroi dhe 20 nga Sadija, të cilat janë tregues të dashurisë së tyre të jashtëzakonshme.
Komento