Levan-Tepelenë, Berisha
përuroi rrugën që e vonoi 7 vjet
Kryeministri Sali Berisha ka përuruar dje gjysmën e rrugës nga Levani në Tepelenë, duke vijuar një ritual të ri, të prerjes së shiritave disa herë për një vepër, që e ka vendosur kohët e fundit.
Kryeministri Sali Berisha ka përuruar dje gjysmën e rrugës nga Levani në Tepelenë, duke vijuar një ritual të ri, të prerjes së shiritave disa herë për një vepër, që e ka vendosur kohët e fundit. Ai preu dje shiritin për një segment prej 38 km të rrugës së re që lidh Levanin me Tepelenën, duke akuzuar opozitën se është përpjekur ta sabotojë këtë vepër. “Nuk votuan në parlament shtesën që u kërkua për ndërtimin e kësaj rruge. Nuk votuan, sepse donin me çdo kusht të bllokonin përfundimin e tyre para zgjedhjeve. Kishin problemin që të mos i inauguronim para zgjedhjeve, por ne do të përurojmë rrugë në të katër anët e vendit. Jo bllokimi, por zhvillimi është ajo që kanë nevojë fëmijët tuaj, ju dhe brezat që do të vijnë. Ne do të shfrytëzojmë gjithçka për të zhvilluar Shqipërinë", deklaroi para banorëve Berisha.
Në fakt, marrëveshjen e Shqipërisë me donatorët për këtë vepër qeveria e PD e ka gjetur të gatshme, pasi financimi ishte nënshkruar që më 2 qershor të vitit 2005, para se të vinte Berisha në pushtet. Në emër të qeverisë shqiptare, marrëvëshjen e ka nënshkruar atëherë ministri i Financave, Arben Malaj. Sipas projektit të zbatimit, vlera e punimeve të ndërtimit parashikohej të ishte rreth 70 milionë euro. Bashkëfinancues të tij janë BERZH, me një kredi prej 35 milionë eurosh, BEI me një kredi prej 35 milionë eurosh, Komuniteti Evropian, me një grant prej 2.7 milionë eurosh dhe qeveria shqiptare, që do të përballonte shpenzimet për shpronësimet dhe TVSH-në.
SFIDA Qeveria Berisha kishte ndërmarrë një sfidë të vërtetë ndaj ndërkombëtarëve, me deklaratat e bëra pasi erdhi në pushtet, lidhur me ndryshimin e gjurmës së rrugës. Në një seancë të posaçme interpelance në Kuvend, në vitin 2006, Berisha tha se kabineti i tij qeveritar do të rishikonte, ashtu si shumë projekte të tjera, dhe atë të kësaj rruge. Skema që paraqiti ai ishte Memaliaj-Berat-Cërrik-Papër e më pas Tiranë.
Kreu i grupit parlamentar socialist
Gramoz Ruçi deklaronte me atë rast se "është për të ardhur keq që një kryeministër si ty, duke abuzuar me pushtetin, do që të përmbysë çdo gjë. Ju na e latë tokën e djegur në '97, inati hakmarrës po të verbon e arrin të sulmosh edhe institucioneve ndërkombëtare", - thoshte Ruçi duke kujtuar se rishikimi i projektit do të ndikojë në marrëdhëniet me ndërkombëtarët që mund edhe të mos financojnë më projektin. "Mirë në '97 akuzove SHBA dhe BE, po tani pse kundërshton veprat e tyre? Meqë Jugu ka votuar kundër teje, ti tani do të sabotosh korridorin Veri-Jug si ndëshkim" - akuzoi Ruçi.
Ideja e Berishës për të braktisur gjurmën e rrugës Levan-Tepelenë, në favor të një "boshti të qendrës", që do të kalonte nga Memaliaj në Kuçovë e Elbasan, u kundërshtua nga ndërkombëtarët dhe pas dy vjetësh nga bllokimi i tij, Këshilli i Ministrave u detyrua të jepte dritën jeshile për fillimin e punimeve. Fitues i njerit prej dy loteve ishte firma "Alpine", që mori edhe tenderin e Vlorës dhe të mbikalimit të Kamzës, në sajë të pranisë së njerëzve të botuesit Fahri Balliu në drejtimin e degës së saj në Shqipëri.
ZVARRITJA Rruga duhej të kishte përfunduar që në vitin 2008, por, jo vetëm për arsye të bllokimit fillestar, ajo u zvarrit në mënyrë të pajustifikueshme, ndërkohë që u la pas dore edhe aksi i vjetër i Jugut. Janë dashur shtatë vjet për të përfunduar gjysmën e veprës, çka ka shkaktuar akuza nga opozita lidhur me sabotimin e qëllimshëm për zonat e Jugut nga Berisha, kur financimet i kishte gati që më parë.
Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.6%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52