Levi dhe Zahavi: Ndeshja më e
rëndësishme, presioni te Shqipëria

Levi dhe Zahavi: Ndeshja më e<br />rëndësishme, presioni te Shqipëria
Një fitore për të konsoliduar vendin e tretë në Grupin G kualifikues të Botërorit 2018. Izraeli e cilëson ndeshjen me Shqipërinë si më të rëndësishmen e këtij edicioni. Detyra e skuadrës së drejtuar nga Elisha Levi është të hedhë pas shpine paraqitjen e dobët në miqësoren me Moldavinë dhe trajneri ka besim te lojtarët e tij.
 
Elisha Levi: “Ndaj Moldavisë nuk u paraqitëm mirë, por ishte thjesht një ndeshje përgatitore për të ndihmuar ekipin të gjente kondicionin fizik, pasi nuk është e lehtë të luash në Qershor. Shpresoj të kemi nxjerrë mësime, sepse ndeshje më e rëndësishme është ajo me Shqipërinë. Luajmë përballë një skuadre mjaft të mirë, por do të provojmë të shfrytëzojmë shanset tona. Shpresoj të kemi edhe mbështetjen e tifozëve në tribuna.”
 
Dilema më e madhe te izraelitët lidhet me gjendjen e mbrojtësit veteran Tal Ben Haim, ndërsa pikëpyetje ka edhe për tifozët. Me vetëm 2,500 bileta të shitura në stadiumin e Haifas dhe 2,000 të dhuruara, Izraeli shpreson që 13 mijë të abonuarit të jenë të pranishëm në stadium, edhe pse ka dyshime që numri i spektatorëve të jetë i lart. Sido të jetë, sipas kapitenit Eran Zahavi presioni është i gjithi te Shqipëria.
 
Eran Zahavi: “Presioni është te kundërshtarët jo te ne, sepse kemi fituar në ndeshjen e parë në Shqipëri. Luajmë për fitore dhe shpresoj që do t’ia dalim. Synoj të jap kontributin tim për një lojë të mirë dhe sulmuese. Besoj se do arrijmë ti kënaqim tifozët. Nuk jemi favoritë dhe nuk më pëlqen të dëgjoj njerëzit që flasin për fitore të lehtë. Ndoshta më mirë që nuk fituam ndaj Moldavisë, për të mbajtur euforinë disi nën kontroll.” Super sport


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet