HIMARË- Një 38-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Borshit pasi është kapur në një zonë bregdetare duke lëvizur me një armë zjarri. Bëhet fjalë për Bledar Likajn, i cili qarkullonte i armatosur pa leje.
Policia ka sekuestruar arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me dhjetëra fishekë në to.
Gjatë kontrolleve, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Sig Sauer” dhe 2 krehra me rreth 30 fishekë në to, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet rezultoi se Likaj mbante armën në automjet, në tejkalim të autorizimit që kishte për mbajtjen e saj vetëm në banesë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë Bledar Likaj 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.8%
-
Jo
16.7%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2652
Lajme të tjera
-
VIDEO/ RENEA e Operacionalet 'mësyjnë' sërish Vlorën,14 të shoqëruar! Bllokohet dhe një makinë e blinduar e dy luksoze
2 Tetor, 21:58
-
Vlorë/ Mjeti tip 'Range Rover' godet makinën e policisë nga pas, plagoset efektivi dhe mekaniku
2 Tetor, 13:55
-
Në Vlorë, nuk regjistrohet asnjë student për degët Kimi, Matematikë, Fizikë e Gjuhë italianë
2 Tetor, 11:40
-
'112' - Ekskluzive/ 'Tempulli', pamjet hap pas hapi të arrestimeve të shpërndaresve të drogës pranë shkollave
1 Tetor, 21:01
-
Makina del nga rruga në aksin rrugor Vlorë-Kuç, lëndohet pasagjerja
1 Tetor, 19:30
-
FNSH zbarkon në Vlorë, kryen kontrolle për persona që lëvizin me armë apo të shpallur në kërkim
30 Shtator, 19:04
-
Legjenda e muzikës italiane, Mogol në skenën e ‘Petro Marko’ në Vlorë
30 Shtator, 15:56
-
U largua me vrap pasi i mori çantën me para kambistit, punonjësit e Policisë Bashkiake kapin hajdutin pakistanez
30 Shtator, 12:44
-
Beleri dërgon sërish kërkesë për t’u lejuar të bëjë betimin, vendimin do e marrë Gjykata e Durrësit
30 Shtator, 11:02
-
FOTOT/ Mbërrin në portin e Vlorës anija kroçere ‘E bukura e Adriatikut’ me 146 turistë
29 Shtator, 10:34
-
Vdekja e kamerierit 17-vjeçar në Sarandë një muaj më parë, arrestohet pronari i lokalit ‘Orange’
27 Shtator, 15:40
-
Censi në Himarë me përkthyes në greqisht! Banorët: Ende s’kanë ardhur anketuesit
26 Shtator, 16:18