Lëvizja Bashkë ka protestuar mëngjesin e kësaj të premteje para bashkisë së Durrësit për përmbytjet masive që kanë prekur disa zona të qytetit prej disa ditësh. Ata kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si edhe hetim të thelluar për hidrovorin e dytë.
Po ashtu ata kërkojnë edhe investigim për vdekjen e punonjësit të bashkisë Astrit Hysenaj, që u gjet u pajetë dje pasi dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit.
“Qeveria po i shmanget përgjegjësive të veta për të shpallur gjendjen e emergjencës. Kjo do të thotë se dëmshpërblimi do të ngelet në vullnetin e tyre dhe kjo nuk është hera e parë që Durrrësi përmnbytet. Kemi folur me banorët që kanë mbetur në izolim, asnjë nga institucionet nuk kanë shkuar”, tha një aktiviste.
“Jam një aktivist dhe banor i lagjes 15. Kam pasur ujë në oborr dhe them që nuk është ujë shiu por është edhe ujë i ujërave të zeza”, tha ai.
"Nuk është një situatë normale, një punonjës vdiq. Jemi për të denoncuar të gjitha shkeljet. Kërkojmë një hetim për hidrovorin e dytë”, tha një aktivist tjetër.
Edhe një ditë më parë qytetarët durrsakë protestuan para mjediseve të bashkisë ku patën përplasje me forcat e policisë. Mes tyre të pranishëm ishin edhe deputetët e PD Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, që tentuan të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.
Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për përmbytjet për tre vepra penale shpërdorim detyre, shkatërrimi i pronës me përmbytje dhe shkatërrimi i pronës nga pakujdesia.
Prokuroria thekson se do të jetë hetimi ai që do të përcaktojë nëse shkaqet e përmbytjes kanë qenë natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore.
Si pasojë e reshjeve të dendura deri më tani në këtë qytet, përllogariten mbi 1 mijë banesa të përmbytura, rreth 335 biznese janë dëmtuar dhe mbi 300 banorë janë evakuuar në Konvalishencë.
Lajmi kryesor:
Durrës/ Protesta e tretë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet! PD: Patronazhistët po kërcënojnë protestuesit
Komente









hyni me themel dhe emerimeve qe ka bere djali i bardhylit ne bashki aty calon gomari
PërgjigjuMjerShqiperia per idiotet qe ngrihen ne proteste per permbytjet .Po vendet e tjera qe jane permbytur si Anglia , Franca , Spanja , Italia e tjer çfar duhet te bejne ? O berishist nuk meret pushteti me protesta por me vote .
Përgjigju