DURRËS - U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor dhe kryebashkiaken Emirjana Sako për mosmarrjen e masave të nevojshme me qëllim shmangien e përmbytjes së qytetit, problem që ndodh sa herë ka reshje shiu të dendura dhe periodike.
Protestuesit kërkojnë vlerësimin e saktë dhe të plotë të dëmeve që u janë shkaktuar nga përmbytjet dhe menjëherë pas këtij procesi, shpërndarjen e dëmshpërblimit të merituar. Shumë prej tyre pretenduan se nuk kanë marrë ende dëshmpërblimet e humbjeve të shkaktuara nga moti i keq vitin e kaluar, por edhe më parë.
Tubimi me dhjetëra pjesëmarrës u udhëhoq nga eksponentë të Partisë Demokratike dhe asaj të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet". Këta të fundit pretenduan se patronazhistë të Partisë Socialiste kanë kërcënuar qytetarët që morën pjesë në protestën e djeshme, duke u thënë se nëse do të dalin sërish në shesh, nuk do të dëmshpërblehen për dëmet që e shkaktuara nga uji që përgjatë ditëve të fundit u ka pushtuar tokat, bizneset dhe shtëpitë.
Ndryshe nga tubimi i djeshëm, protestuesit nuk tentuan të hyjnë me forcë në godinën e Bashkisë, duke deklaruar se kjo protestë është paqësore, por vetëm pak minuta më pas filluan të hedhin domate dhe shpërthejnë kapsolla drejt Bashkisë. Për shpërthimin e lëndëve pirotenike Forcat Shqiponja shoqëruan një djalë, në ndihmë të të cilit, përfaqësues të PD-së u nisën drejt rajonit të policisë.
Në Durrës është regjistruar gjithashtu dhe viktima e parë nga përmbytjet. Kryesisht problematikat më të mëdha janë regjistruar në zonën e Kënetës, Katund i Ri dhe Sukth si pasojë e daljes së rumin Erzen nga shtrati ku janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë dhe shtëpi.
Ndryshe nga tubimi i djeshëm, këtë mbrëmje protestuesit nuk tentuan të hyjnë me forcë në godinën e Bashkisë Durrës, duke deklaruar se kjo protestë është paqësore, por vetëm pak minuta më pas filluan të hedhin domate dhe shpërthejnë kapsolla drejt Bashkisë. Për shpërthimin e lëndëve pirotenike Forcat Shqiponja shoqëruan një djalë, në ndihmë të të cilit, përfaqësues të PD-së u nisën drejt rajonit të policisë.
Lëvizja Bashkë ka protestuar mëngjesin e kësaj të premteje para bashkisë së Durrësit për përmbytjet masive që kanë prekur disa zona të qytetit prej disa ditësh. Ata kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si edhe hetim të thelluar për hidrovorin e dytë.
Po ashtu ata kërkojnë edhe investigim për vdekjen e punonjësit të bashkisë Astrit Hysenaj, që u gjet u pajetë dje pasi dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit.
“Qeveria po i shmanget përgjegjësive të veta për të shpallur gjendjen e emergjencës. Kjo do të thotë se dëmshpërblimi do të ngelet në vullnetin e tyre dhe kjo nuk është hera e parë që Durrrësi përmnbytet. Kemi folur me banorët që kanë mbetur në izolim, asnjë nga institucionet nuk kanë shkuar”, tha një aktiviste.
“Jam një aktivist dhe banor i lagjes 15. Kam pasur ujë në oborr dhe them që nuk është ujë shiu por është edhe ujë i ujërave të zeza”, tha ai.
"Nuk është një situatë normale, një punonjës vdiq. Jemi për të denoncuar të gjitha shkeljet. Kërkojmë një hetim për hidrovorin e dytë”, tha një aktivist tjetër.
Edhe një ditë më parë qytetarët durrsakë protestuan para mjediseve të bashkisë ku patën përplasje me forcat e policisë. Mes tyre të pranishëm ishin edhe deputetët e PD Oerd Bylykbashi dhe Arjan Ndoja, që tentuan të futen me forcë në Bashkinë e qytetit.
Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për përmbytjet për tre vepra penale shpërdorim detyre, shkatërrimi i pronës me përmbytje dhe shkatërrimi i pronës nga pakujdesia.
Prokuroria thekson se do të jetë hetimi ai që do të përcaktojë nëse shkaqet e përmbytjes kanë qenë natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore.
Si pasojë e reshjeve të dendura deri më tani në këtë qytet, përllogariten mbi 1 mijë banesa të përmbytura, rreth 335 biznese janë dëmtuar dhe mbi 300 banorë janë evakuuar në Konvalishencë.
Komente










po kur u dhane ato lejet e ndertimit per ato pallate pa kurrfar standarti, pa kurrfar sigurie, pse nuk protestuat?
Përgjigju