KËLCYRË- Lëvizja patriotike "Djemtë e Labërisë" kanë djegur flamurin e Vorio-Epirit në varrezat e Këlcyrës, ku prehen eshtrat e 21 ushtarëve grekë të vrarë në  luftës Italo- Greke. 

Report Tv sjell video nga ky moment, ku shihen anëtarët e kësaj lëvizjeje të veshur kuq e zi dhe flamurin shqiptar në duar. Kreu i kësaj lëvizjeje, Florijan Canaj u ka lëshuar ultimatum autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë për të hequr lapidarin në Qafën e Kiçokut që përkujton gjeneralin grek Dhimitris, të rënë në luftën Italo- Greke.

Ndërkohë, gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se kjo lëvizje ka paralajmëruar një protestë para konsullatës greke në Gjirokastër në ditët në vijim.

Flamuri që u dogj