Lëvizja e Bashës çmonton puçin anti-amerikan të Berishës në PD, 7 goditjet që merr Foltorja nga Kuvendi i 18 dhjetorit 

Lëvizja e Bashës çmonton puçin anti-amerikan të Berishës në PD, 7 goditjet që merr Foltorja nga Kuvendi i 18 dhjetorit 

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Lëvizja e paparalajmëruar e Lulzim Bashës për të mbledhur Kuvendin e PD-së në 18 dhjetor ka zënë në befasi Sali Berishës dhe linjën e Foltores, duke u goditur planin për të krijuar dy parti, një të Foltores anti-amerikane dhe një të Lulzim Bashës pro-Perëndim. 

-Së pari, vendimi i Bashës për të mbledhur Kuvendin e PD-së, zhvesh Sali Berishën nga alibia e tij kryesore, sipas të cilës Basha ka frikë që ta mbledhë Kuvendin, pasi ka humbur shumicën në parti dhe se i ka mbetur vetëm vula e kryetarit. 

Sali Berisha shmangu rrugën statutore për të shkarkuar Lulzim Bashën me mocion mosbesimi në Këshillin Kombëtar, pikërisht për shkak të bindjes së nuk gëzonte shumicën në këtë forum të lartë të partisë. 

Berisha zgjodhi një rrugë të gjatë, atë të mbledhjes së një Kuvendi paralel, jashtë parashikimit të statutit, me qëllim për të ndryshuar statutin e PD-së, për të parashikuar referendumin dhe për të shkarkuar më pas Bashën me referendum në bazë. Ai caktoi vetë datën e mbledhjes së Kuvendit, axhendën e mbledhjes si dhe depozitoi firmat tek Edi Paloka, të gjitha procedura këto të sajuara në kokën e tij, në kundërshtim flagrant me statutin. Sali Berisha synonte të mblidhte një Kuvend duke shmangur Partinë Demokratike zyrtare bashkë me Lulzim Bashën, për të marrë vendimet që do të propozonte vetë. E gjithë lëvizja ishte një puç kundër PD-së. 

Disa ditë pasi Berisha mbylli  firmat e delegatëve të pretenduar në kasafortën e Palokës, Lulzim Basha vendosi t’i dalë përballë Sali Berishës në Kuvendin e partisë, duke befasuar si në 9 shtator 2021, kur e largoi nga partia. 

-Së dyti, lëvizja taktike e Lulzim Bashës për të mbledhur Kuvendin e PD-së në 18 dhjetor 2021, zhvesh Sali Berishën nga alibia e mbledhjes së Kuvend prej tij me rregulla të shpikura prej tij, pa asnjë referencë statutore. Sali Berisha duhet të marrë pjesë e Kuvendin legjitim të 18 dhjetorit, ndryshe Kuvendi i tij në 11 dhjetor do të ishte si dekreti i Presidentit Ilir Meta për të zhvillimin e zgjedhjeve lokale në 13 tetor 2019, dekret që u rrëzua nga Komisioni i Venecias si paligjshëm dhe arbitrar. 

-Së treti, mbledhja e Kuvendit nga PD-ja zyrtare në 18 dhjetor, rrëzon axhendën personale të Sali Berishës për Kuvendin që kishte planifikuar në 11 dhjetor, duke shmangur strukturat e partitë që sipas statutit duhet të organizojnë mbledhjen e forumit më të rëndësishëm vendimmarrës të partisë. Basha ka propozuar sot një tjetër rend dite të Kuvendit, i ndryshëm nga rendi i shpallur nga Berisha për Kuvendin e tij.

-Së katërti, axhenda e propozuar nga Basha për Kuvendin e 18 dhjetorit parashikon miratimin e disa masave ndëshkuese për Foltoren si fenomen, duke vendosur sanksione për anëtarët që pozicionohen kundër interesave të Partisë Demokratike. 

-Së pesti, mbledhja e Kuvendit nga Basha në 18 dhjetor, hedh poshtë procesin e mbledhjes së firmave nga Berisha për të thirrur Kuvendin në 11 dhjetor, firma të cilat janë veshur me një mjegull dyshimesh dhe misteri, që kur Berisha urdhëroi që të mbaheshin sekret. 

-Së gjashti, mbledhja e Kuvendit të PD-së nga Basha në 18 dhjetor i heq Sali Berishës alibinë para mbështetësve të tij, për të vijuar zbatimin e skenarit politike për krijimin e një Partia Demokratike paralele, parashikuar për të marrë formë në Kuvendin e 11 dhjetorit, si një përgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të vendimit për të shpallur non grata Berishën dhe familjen e tij për korrupsionin madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë. 

Së shtati, mbledhja e Kuvendit nga Basha në 18 dhjetor i jep fund Foltores së Sali Berishës dhe çdo argumenti për të vijuar lëvizjen pirjet 18 dhjetorit. Kuvendi i 18 dhjetorit do të shënonte një përballje me votë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në parti. Në këtë Kuvend, Sali Berisha mund të imponojë planin e tij nëse siguron shumicën e votave të delegatëve, ndryshe duhet t’i bindet shumicës që mbështet Lulzim Bashën. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elsa: 16/11/2021 11:43

    Llogarite i ke te gabuara...uragani Berisha eshte ne levizje

    Përgjigju
  • Endri: 15/11/2021 21:42

    Na hapet barkun me kete hajdutin Lyl Basha. Berisha duhet te jete ne burg per mendimin tim per sa ka bere. Por edhe ky mashtruesi duhet t’i shkoje nga mbrapa. PD duhet te kete nje tjeter kryetar nese don te vazhdoje te jete parti e rendesishme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë