Kauzë të drejtë e ka cilësuar juristja Alesia Balliu, foltoren e Ervin Salianjit që e nisi ditën e sotme nga qyteti i Durrësit dhe synon riformimin e PD.

E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ajo tha se riformimi i PD, mund të arrihet me zëra si Salianji.

‘Kauza e Salinajit është e drejtë është për riformim e PD dhe është kauzë e vërtetë. Salianji e ka të vështirë se rrogtarët e Berishës nuk lejojnë asnjë që i cenon pushtetin e tyre. Po koha politike e Berishës ka mbaruar dhe kushdo që se pranon këtë është dështak që po ruan me fanatizëm mandatin e një deputeti. Salianji është me individë që e ka votuar populli. Pse Berisha bëri foltore një ditë para tij, nga çfarë ka frikë ai. Si mundet kryetari i PD të hedh poshtë kontributin e Salianjit dhe thotë s’ka lidhje me PD kur ata janë individë me kartë anëtarësie të PD. Berisha ka 35 që është kryetra dhe pronar i asaj partie, por që PD të ecë para duhet që të ketë zëra si Salianji. Berisha duhet të largohet, të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë sipas nenit që ka partia’, tha ajo.

Balliu tha se Berisha është braktisur në protestat që zhvillon para Kryeministrisë, pasi nuk mbledh dot më njerëz.

‘Sot protestat që bënë Berisha nuk kanë moral dhe prandaj populli e ka braktisur. Aty shkojnë jo më shumë se 200 veta’, tha ajo.

Për Jasmira Memellin, zëdhënësen e Partisë së Lirisë, me rëndësi është kauza për të cilën protestohet dhe jo numrat.

‘Ajo është foltore si për deputetë dhe për qytetarët për të bërtitur me zë të vërtetat që po i rëndojnë këtij vendi. Qytetarët shprehen lirshëm aty, ata janë të rënduar nga hallet që ata kanë sepse s’kanë hapësira të tjera. Zëri i tyre duhet që të përcillet. Pak rëndësi ka numri, rëndësi ka mesazhi. Atje mund të jenë edhe 3 veta edhe 30 veta. Kur nuk është thirrur protestë nuk mund të thuhet se është protestë. Ne i jemi bashkuar me PD për kauzat që i kemi të përbashkëta, dhe qëllimi është që zëri i atyre që nuk dëgjohet të dëgjohet’, tha ajo.