Ardian Çipa ka konfirmuar për Shqiptarja.com lëvizjen e tij nga detyra e Drejtorit të Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, me vendim të kryepolicit Haki Çako. 

I pyetur se pse kjo lëvizje e tij nga detyra, Çipa u përgjigj se kjo është një rutinë me të cilën ndeshen punonjësit e policisë, herë me ngritje dhe herë me ulje në detyrë. 

"Ne policë jemi dhe lëvizjet janë pjesa e punës sonë.

Lëvizjet herë janë me ngritje e herë me ulje. S'kam asnjë koment tjetër"
, u shpreh Çipa në një reagim për Shqiptarja.com. 

Ardian Çipa u shkarkua sot nga detyra e Drejtorit të Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, ndërsa i është propozuar pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve. 

Çipa nga Krimet te Mbrojtja e Dëshmitarëve
Ndryshimet në Polici janë iniciuar nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ditën e sotme është konfirmuar transferimi i drejtorit për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit Ardjan Çipa.

Ky i fundit do të drejtojë sektorin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com