Lëvizja Shqipëria Bëhet: Kandidatët tanë për deputetë me profesion mësues po shantazhohen me pezullim nga detyra nga drejtorët e shkollave dhe përmes emaileve jozyrtare

Lëvizja Shqipëria Bëhet, e cila garon në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pretendon se mësuesit që kandidojnë për deputet nën siglën e saj, po shantazhohen nga drejtorët e shkollave ku punojnë dhe Zyrat Vendore Arsimore përkatese.

Nënkryetarja e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, avokate Dorina Prethi, deklaron se mësuesit që kandidojnë për deputet në listat e partisë së saj, janë kërcënuar me pezullim nga detyra, bazuar në nenin 8 te Ligjit 69/2012 "Per Arsimin Parauniversitar", i cili thotë se institucionet e arsimit dhe punonjësit e saj janë të depolitizuara dhe se garimi për deputet i një mësuesi është aktivitet politik.

Për më tepër, këto paralajmërime u kanë shkuar edhe përmes emaileve por nuk kanë asnjë element bazë të një dokumenti zyrtar, siç është firma.

Lëvizja Shqipëria Bëhet, e cila në këto zgjedhjet parlamentare garon në koalicion me Nismën Thurje, u bën thirrje kandidatëve të saj për deputet, me profesion mësues, që të mos bien pre e këtij shantazhi, pasi Kushtetuta garanton që çdokush ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, dhe Kushteta prevalon mbi çdo rregullore dhe ligj, të tipit si Ligji 69/2012 "Per Arsimin Parauniversitar".

“Fletë-rrufe nga partia në pushtet për të gjithë mësuesit që kandidojnë me Lëvizjen Shqipëria Bëhet në zgjedhjet parlamentare 2025. Sipas Kushtetutës tonë, të gjithë kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen. Edhe mësuesit. Por ditët e fundit, bazuar në një rregullore të Ministrisë së Arsimit faktikisht të gjithë mesuesit tanë ndihen të frikësuar, të kërcënuar dhe të shantazhuar sepse janë thirrur në zyrat e drejtorave të shkollës ose iu është dërguar një email, pa shkresë zyrtare, pa kokë, pa firmëm sipas të cilës u kërkohet që ata të pezullohen nga puna si mësues dhe kjo do të ketë edhe pasoja financiare. Por dua të inkurajoj të gjithë mësuesit që të mos heqin dorë nga detyra e tyre sepse një rregullore e thjeshtë nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligjet tona kanë një hirearki dhe hirearkia duhet respektuar”,- shprehet Prethi.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton

PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton