Partia ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që t’i kompensojë qiranë për zyrat e partisë, në vlerën e 250 mijë lekë në muaj ose rreth 2500 euro.
Kërkesa vjen pasi Lapaj i ka bërë shkresë Bashkisë Tiranë për të gjetur zyra për partinë, por Bashkia ka bërë me dije se nuk disponojnë ambiente në pronësi të Bashkisë Tiranë, për t’ua vendosur në dispozicion.
Në këto kushte Lapaj kërkon nga KQZ që t’i kompensohet qiraja e zyrave aktuale, ku është vendosur infrastruktura e kësaj force politike.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente











Lapaj mendon se "Shqipëria bëhet", kur pensioni ynë është 10,000 lek në muaj,kurse antarët e patrisë së Lapajt, vetëm për qira,kërkojnë 250,000 në muaj?.Edhe ky, si të tjerët,i futen politikës për tu pasuruar për vete:Shqipëria bëhet për Lapaj me shok,kurse për ne,nuk ka për tu bër kurr....
Përgjigju