Lëvizja studentore distancohet nga protesta: Ne në dhjetor nuk thyem asnjë xham

Lëvizja studentore distancohet nga protesta: Ne në dhjetor nuk thyem asnjë xham

Studentët në protestën e Dhjetorit

Lëvizja studentore distancohet nga protesta e sotme e disa të rinjve të cilët të mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit thyen xhamat e godinës.

Në reagimin e saj thuhet se protesta e studentëve të dhjetorit ishte një thyerje e hegjemonisë shurdh-memece e pushtetit pa qenë nevoja të thyhet asnjë xham.

"Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte një ngjarje historike për Shqipërinë.

Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte preludi i bojkotit mbarëuniversitar në janar që i ndau studentët dhe pedagogët në dysh; nga njëra anë subjekte emancipues dhe nga tjetra shërbëtorë të pushtetit.

Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte krijimtari konstruktive, jo dhunë e verbër dhe vulgare; ishte thyerje e hegjemonisë shurdh-memece të pushtetit pa qenë nevoja të thyhej asnjë xham.

Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte refuzim i katërҫiptë i llumit tre-partiak të politikës nëpërmjet  kërkesave thellësisht politike.

Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte anti-sistemore përmes kerkesave brenda-universitare, sepse ky sistem politik nuk mund të bashkëjetojë me arsimin publik cilësor dhe falas për të gjithë.

Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte ndërhyrje demokratike në sferën universitare dhe sociale. Anulimi i ligjit në arsim ngelet parakushti për një proces demokratik reformimi të universitetit, jo preteksi për rotacion pushtetor shterp.

Protesta e studentëve në dhjetor 2018 është frymëzimi për organizim dhe koordinim edhe më të fuqishëm në të ardhmen, përmes njohjes së problematikave studentore dhe gjithëpërfshirjes universitare në përpjekjet që do të vijnë.

Për Universitetin, Për Shoqërinë!", thuhet në reagimin e Lëvizjes Studentore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shwab: 23/05/2019 05:57

    Te lumte Lulezim. Je i mrekullueshem. Me, apo pa mbeshtetje nga sllavet e Serbise dhe Rusise, ti po e ben fora. Je i mrekullueshem se po e djeg Shqiperine.

    Përgjigju
  • POPULLI: 22/05/2019 17:16

    Keta nuk jane studente por militant halabaker te PD ndaj keta qe thyen xhamat e nderteses te arrestohen te marrin denime shembullore dhe te paguajne urgjent demet e shkaktuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK