Glauk Konjufca është kandidati zyrtar për President, i Propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Partia e Albin Kurtit njoftoi publikisht pas disa takimesh me partitë politike se do të propozojë Minsitrin aktual të Jashtëm për të zëvëndësuar Vjosa Osmanin.

Vetëvendosje në një njopftim thotë se partitë e opozitës nuk propozuan asnjë emër gjatë takimeve të ditëve të fundit dhe me dështimin për të arritur një marrëveshje, VV propozon emrin e Konjufcës për President.

Partia qeverisëse në Kosovë, thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të askujt, ndërsa nuk përmend në asnjë moment Vjosa Osmanin e cila kërkoi mbështetjen për një mandat të dytë.

Glauk Konjufca është kandidati zyrtar për President I Propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Partia e Albin Kurtit njoftoi publikisht pas disa takimesh me partitë politike se do të propozojë Minsitrin aktual të Jashtëm për të zëvëndësuar Vjosa Osmanin.

Vetëvendosje në një njopftim thotë se partitë e opozitës nuk propozuan asnjë emër gjatë takimeve të ditëve të fundit dhe me dështimin për të arritur një marrëveshje, VV propozon emrin e Konjufcës për President.

Partia qeverisëse në Kosovë, thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të askujt, ndërsa nuk përmend në asnjë moment Vjosa Osmanin e cila kërkoi mbështetjen për një mandat të dytë.

Sot rreth orës 19.00 pritet të mblidhet seanca e posacme për votimin për presidentin, ndërsa nesër skadon afati për kryerjen e procedurave.

Seanca për presidentin përcakton që të ketë të pranishëm të paktën 80 deputetë ndërsa votimi për kandidatin mund të zhvillohet në 3 raunde. Në dy raundet e para kushtetuta përcakton se kandidati votëbesohet me 80 vota ndërsa në raundin e 3-të ai mund të miratohet më një shuymicë prej 61 votash.

Vetëvendosje ka 57 deputetë në parlament dhe së bashku me pakicat joserbe në parlament, me të cilat miratoi qeverinë e re, mund të arrijë deri në 66 vota. Të mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e ri.   

 

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat i një bllokade mbi dhjetëmujore, përveçse u mbajtën në një afat të afërt kohor, dhanë gjithashtu rezultatin më të qartë në historinë e Kosovës së pasluftës. Qytetarët folën fuqishëm kundër bllokimit të shtetit dhe në favor të themelimit të institucioneve.

Në përputhje me këtë rezultat, pa asnjë vonesë u konstituuan dy institucionet themelore të vendit, Kuvendi dhe Qeveria, ndërsa procesi i radhës që kemi përpara është ai i zgjedhjes së Presidentit.

Duke pasur parasysh përcaktimet politike të subjekteve parlamentare, si subjekt fitues, propozuam që vendit t’i ofrojmë një kandidat konsensual për President. Për këtë arsye, ftuam disa herë radhazi në takim subjektet më të mëdha opozitare, me synimin për të gjetur emra dhe propozime rreth të cilëve do të mund të ndërtonim pajtim për këtë pozitë, për zgjedhjen e së cilës kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në sallë.

Pavarësisht insistimit tonë, nga këto subjekte nuk morëm asnjë propozim konkret, ndërsa u refuzuan edhe ofertat tona me emra të caktuar.

Subjekti ynë politik është i bindur se në vendin tonë ka shumë emra të denjë për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore, rreth të cilëve do të mund të ndërtohej një pajtueshmëri për të ecur përpara. Në këtë fazë, zgjedhjet e reja do të ishin krejtësisht të panevojshme.

Në këto rrethana, Lëvizja VETËVENDOSJE!, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, z. Glauk Konjufca.

Në të njëjtën kohë, i ftojmë edhe njëherë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat. Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar.

Jemi të bindur se kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të gjejmë pajtueshmëri për të ecur përpara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:57
Zgjedhja e presidentit të Kosovës, LDK: Vetëvendosja nuk po përpiqet seriozisht për konsensus!

Lumir Abdixhiku 

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) nuk po përpiqet seriozisht për gjetjen e konsensusit për zgjedhjen e presidentit.

"Lidhja Demokratike e Kosovës ka besuar gjithmonë se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të zhvillohet me seriozitet të plotë dhe me përgjegjësi institucionale, si dhe në frymën e vërtetë të konsensusit që kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Takimet e deritanishme ndërmjet subjekteve politike kanë qenë konsultative, me qëllim gjetjen e një kandidati konsensual për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore", thuhet në deklaratën e LDK-së.

Sipas LDK-së, konsensusi nuk mund të ndërtohet si proces ku njëra palë propozon emra, ndërsa të tjerat ftohen vetëm për t’i mbështetur ata.

"Konsensusi nënkupton një proces të përbashkët diskutimi dhe dakordimi për një figurë që përfaqëson unitetin institucional të vendit dhe gëzon besimin e gjerë parlamentar. Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk reflekton një përpjekje serioze për ndërtimin e këtij konsensusi. Përkundrazi, ajo e trajton këtë proces si një garë politike e jo si përpjekje për të arritur dakordim politik. Një qasje e tillë nuk i shërben as frymës së Kushtetutës dhe as nevojës së vendit për stabilitet institucional", thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas LDK-së mënyra se si është zhvilluar ky proces nga ana e VV-së nuk krijon kushtet për zgjedhjen e Presidentit 

"Zgjedhja e Presidentit është një proces që kërkon maturi, përgjegjësi dhe vullnet të vërtetë për bashkëpunim ndërmjet subjekteve parlamentare. Në këtë frymë, Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje që, për shkak të kësaj qasjeje të papërgjegjshme politike, vendi po shkon drejt kalimit të afateve kushtetuese dhe rrezikon të dërgohet në edhe një palë zgjedhje të reja, në vend të arrihet stabiliteti institucional, të cilin qytetarët tanë e presin dhe e meritojnë",thuhet në deklaratën e LDK-së. 

 

R.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 15:34

    Ambasada e SHBA thirrje kundër dhunës në protesta politike, a jeni dakord?