Ndryshime në drejtorinë e policisë së Durrësit. Shefi i ri i policisë rrugore në qarkun e Durrësit do të jetë Andi Ajazi.

Ai ka qenë më parë zv/komandant te reparti special RENEA. Ajazi zëvendëson në këtë detyrë Pal Markun.

Ndërkohë që shef i seksionit të qarkullimit në sektorin e policisë rrugore është emëruar Dritan Karaj në vendin e Emin Harrizit.