Dha dorëheqjen si drejtues i Portit të Durrësit, Tare merr postin e rëndësishëm! Lëvizje dhe në Ministrinë e Arsimit

Dha dorëheqjen si drejtues i Portit të Durrësit, Tare merr postin e rëndësishëm! Lëvizje dhe në Ministrinë e Arsimit

Agron Tare

TIRANË- Me vendim të Këshillit të Ministrave janë firmosur disa ndryshime në Ministrinë e Arsimit dhe atë të Jashtme. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, mbledhja është mbajtur nga zv. kryeministri Erion Braçe ku është vendosur lirimi nga detyra i Redi Shtino dhe në vendin e tij është emëruar Oltion Rrumbullaku, pedagog tek Fakulteti i Ekonomisë, njëherazi dhe anëtar i Këshillit Ekonomik të Tiranës.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme i është besuar posti i zv. ministres së Arsimit dhe Nina Guga, e cila më herë ka drejtuar gjimnazit “Qemal Stafa”.

Nga ana tjetër lëvizje ka pasur edhe në Ministrinë e Jashtme. Këshilli i ministrave ka emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare, ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës. Tare vetëm pak muaj më parë dha dorëheqjen për arsye personalen si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës.

VENDIMET
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Agron Tare emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Znj. Nina Guga emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Oltion Rrumbullaku emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 12/12/2019 07:24

    Cudira Shqipëtare!! Një njeri që dorëhiqet nga një post drejtues nuk meriton të marri përsëri një post drejtues dhe për më tepër të një niveli më të lart, nuk e kuptoj dot këta njerëz kaq të pazëvendësueshëm janë!? Përfundimi është se Shqipëria ka për të ngelur gjithmonë një stallë e madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja