10 muaj pas emërimit në detyrë jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare. Njoftimin e ka bërë vetë Tare, por jo në nivelin që i ka hije një drejtuesi për postin që mbante.
Duke lënë të nënkuptuar se po ikën me një frymë polemike, teksa porti i Durrësit në kohët e fundit ka qenë në qendër të problemeve për shkak të kontenierëve që janë kapur me kokainë dhe hetimeve që nisën për disa punonjës, Agron Tare ka zgjedhur që ta mbyllë reagimin dhe 'misionin' me një batutë ironike në gjuhën italiane me një konotacion negativ dhe jo në nivelin e postit që mbante.
"Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!” shkruan Agron Tare.
Pak javë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda në kuadër të dosjes së 137 kg heroinë zgjeroi grupin e personave që mund të kenë gisht në trafikim. Nën hetim u vendosën një numër i lartë të zyrtarëve të Portit të Durrësit duke verifikuar lëvizjet e të gjithë atyre personave që kanë kryer hyrje-dalje në Port, e që nuk kanë qenë të autorizuar për të hyrë në brendësi të tij. Sipas prokurorisë, dyshohet se ata kanë krijuan favorizime për hyrjen e personave të paautorizuar në Port.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor 2024, 13:01
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Anija ‘Moliva’ me 2100 tonë mbetje, jepet leja për hyrje në Portin e Durrësit! Ja kur zbarkon dhe si do procedohet
7 Nëntor 2024, 14:27
-
Ekskluzive/ Me kamion nga Italia solli 88 mijë euro cash në Durrës! Detaje të operacionit, si u zbuluan ‘pakot’ që prangosën 34-vjeçarin! U nis nga Napoli (EMRI+VIDEO)
24 Tetor 2024, 11:35
-
Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e qindra turistëve nga e gjithë bota
1 Tetor 2024, 17:08
-
VIDEO e arrestimit të Admir Tutaj në Kolumbi, fshihej me emrin Almirante: Anëtar i ‘Klanit Ballkanik’, furnizonte me armë mafian shqiptare në Angli
25 Gusht 2024, 15:36
-
Ekskluzive/ Anijet me 816 ton mbetje toksike, ‘KURUM’ i shiti kompanisë ‘Sokolaj’ 2.8 mln kg si ‘oksid hekuri’ për 41 mijë $! Nisin hetimet
21 Gusht 2024, 17:23
-
Anijet me 816 tonë mbetje toksike të KURUM drejt Tajlandës! Prokuroria e Durrësit nis hetimet për 3 akuza! Në letra u shënuan ‘të parrezikshme’
21 Gusht 2024, 14:55
-
VIDEO - Durrës, tentuan të fusin 35 mijë euro në Shqipëri përmes portit të Durrësit, arrestohen 2 shoferët e dy pasagjerët (EMRAT)
10 Qershor 2024, 10:00
-
Pamje me dron/ Mbërrin në Durrës kroçera 'Seabourn Quest' me 448 turistë amerikanë! Vizitë 4 ditore në qytetet historike të Shqipërisë
28 Maj 2024, 11:55
-
Do iknin nga porti i Durrësit/ Dy marokenë ishin fshehur poshtë kamionit! Dy turq u kapen me pasaporta false
16 Prill 2024, 18:54
-
Kolapsi në terminalin e kontejnerëve, çfarë fshihet pas kontratës favorizuese prej 37 milionë eurosh me maltezët
21 Gusht 2023, 11:42
U ngope edhe ti?! Kush e ka rradhën tani?
PërgjigjuE mbushe xhepin mer kuq muti na ben si profesor legen.
PërgjigjuNje i babezitur me pak,nje monster me pak,nje xhvates me pak,nje hale me pak.
PërgjigjuBravo drejtor. Nje hajdut me pak per shqiptaret qe vuajne akoma per buken e gojes. Ciao
PërgjigjuKy ben si b... e zgjuar kur thone italianet. Karagjoz nen efektin e lendeve psikoaktive.
Përgjigjukeshtu eshte me mire, behen drejtore, mbushin ndonje hapesire boshe, realizojne ndonje ender ne sirtar dhe ikin kur ndjejne se cdo dite qe kalon ne kete detyre eshte ne demin e tyre,
Përgjigju