Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë në disa qarqe të vendit. Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se Lorenc Meta me detyrë shef komisariati në Shkodër është transferuar zv.drejtor për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Shkodër, ndërsa zv.drejtori i Policisë Shkodër Skënder Hita është emëruar zv.drejtor në Policinë e Gjirokastrës.
Ilir Dedja është emëruar shef komisariati në Shkodër, ndërsa Alfred Cenaj nga shef komisariati i Mirditës është komanduar shef komisariati në Berat.
Në Mirditë është emëruar Naim Lala, ndërsa ndryshime janë bërë edhe në komisariatin e Skraparit është emëruar Ermal Lulaj.