Shkodër ndryshe nga ditët e tjera sot ka një numër më të ulët të lëvizjes së qytetarëve, nisur edhe nga kufizimet e reja të lëvizjes. Pavarësisht kësaj një numër i konsiderueshëm i policëve dhe ushtarëve janë në terren për të monituara situatën në lidhje me emergjencën e koronavirusit.

Si rrjedhojë autoritet kanë ndalur shumë qytetarë për t'u bërë kontrollet, nëse e kishin lejen për të dalë apo jo. Nga ajo që raportohet është se qytetarët të cilët kanë dalë kryesisht për të blerë ushqime e kanë të disponueshme 'lejen për daljen'.

Postoblloqet e policisë dhe ushtrisë janë të ngritura në shumë pika të qytetit të Shkodrës.


Lajmi kryesor:

Pensionistët nuk mbyllen në shtëpi: Do dalim të marrim për të ngrënë, nuk na i sjell njeri qoftet te dera! Shumica e qytetarëve jashtë, pa autorizim (Video)