Pensionistët nuk mbyllen në shtëpi: Do dalim të marrim për të ngrënë, nuk na i sjell njeri qoftet te dera! Shumica e qytetarëve jashtë, pa autorizim (Video)

Dita e sotme duhet t'i gjente në shtëpi të gjithë pensionistët. Ndërkohë nga shtëpia duhej të dilte vetëm një nga familjarët, dhe kjo vetëm pas një autorizimi për leje të marrë online në e-Albania. Por nga një vëzhgim i Report Tv në disa qytete të Shqipërisë, të moshuarit janë në rrugë. Pensionistët thonë se duhet të dalin për të blerë për të ngrënë pasi nuk besojnë se askush do t'u trokasë në derë për t'u kujdesur për ta.

Ndërkohë, edhe shumica e qytetarëve që u lejohet të dalin brenda orarit 05:00 - 13:00 nuk e kishin autorizimin, pasi shumica nuk e kanë marrë lejen. Një ditë më parë Policia e Shtetit paralajmëroi se kush shihet jashtë pa treguar se ka marrë emailin apo mesazhin konfirmues do të gjobitet.

Qeveria është shprehur se pensionistët duhet të qëndrojnë të gjithë në shtëpi deri në një urdhër të dytë, ndërkohë ata që janë të vetmuar do t'u shërbehet nga autoritetet sociale shtetërore. Por në kushtet e emergjencës nga situata me COVID-19, shumica e institucioneve janë me staf të reduktuar si masë mbrojtëse për parandalimin e koronavirusit. Edhe dje kryebashkiaku Erion Veliaj pranoi që me stafin e reduktuar dhe e numrin e lartë të pensionistëve të vetmuar (mbi 80 mijë në Shqipëri, 35 mijë vetëm në Tiranë) është e pamundur t'u shërbehet të gjithëve. Për këtë, ai paralajmëroi nismën "adopto një gyush dhe gjyshe", duke i bërë thirrje qytetarëve që kush merr lejen për të dalë nga shtëpia të ndihmojë dhe t'i blejë ushqime e ilaçe edhe fqinjëve të moshuar që janë të vetëm.

Deri më tani, ky rregull i ri nuk po funksionin, pasi vetë pensionistët në ditë të ndryshme që Report Tv ka ndjekur shqetësimin e tyre, janë shprehur se do të dalin pasi deri më tani nuk kanë gjetur ndihmë nga shteti. Në shërbim të tyre ka numra të caktuar telefoni, por për shkak edhe të moshës së tyre, nuk kanë ditur të veprojnë. Ata thonë se nëse shteti do t'i ndihmojë duhet të shkojë vetë në dyert e tyre për t'i pyetur për çfarë ata kanë nevojë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Lëvizje e kufizuar e qytetarëve në Elbasan, me leje për të bërë pazar (VIDEO)

Në Elbasan lëvizjet në rrugë sot kanë qenë të reduktuara, si pasojë e rregullave të reja të cilat lejojnë vetëm një person të lëvizë nga shtëpia. Edhe ai vetëm në rastin kur ka siguruar leje. Në një vëzhgim të bërë shumica e qytetarëve në rrugë shprehen se e kanë bërë diçka të tillë, por ka edhe nga ata që kanë në rrugë pa leje.

Qytetari 1: "Po kam marrë autorizimin me celular dhe kam dalë të bëj pazar."

Qytetari 2: "Unë kam dalë që të blej ushqime për prindërit, kam marrë leje."

 

Ora 13:13
'Për çfarë të marr leje? Për me ble bukë?!' Qytetarët në Lezhë: S'di të aplikoj, shikoje përzotin çfarë telefoni kam (VIDEO)

Në Lezhë  urdhri i qeverisë për të qëndruar në shtëpi, nuk i ka penguar pensionistet të dalin për të kryer nevojat e tyre shtëpiake. Gjatë kësaj të hënë në rrugët e qytetit kishte prezence të personave të moshuar, por edhe qytetareve të cilët lëviznin pa autorizim nga policia. Lezhjanet thonë se e kanë të domosdoshme të dalin për të blerë ushqime, ndërsa shprehen se e kanë të paqartë aplikimin për leje.

Qytetari 1: "Jam pensionist. Mora ilaçet dhe po iki. Unë nuk frikë, koronavisuri smë bën gjë. As policia s'më ka thënë gjë, e dinë ata që s'dal kot. Leje skam marrë. Unë jam i detyruar të dalë se skam asnjë tjetër që më ndihmon në shtëpi."

Qytetari 2: "Leje nuk kam marrë, por dolën të gjithë dhe dolëm edhe ne. Unë jam me kemp e kam shkuar me marrë ilaçet."

Qytetari 3: "Nuk ka marrë leje se këto më shumë janë përralla politike. S'kam për çfarë të aplikoj?! Të aplikoj për të dalë më bërë pazar? Për më ngrënë bukë? Nuk kam pa asnjë polic. Për çfarë të më gjobisin? A kam vrarë ndokënd?! Kjo është një super rrenë."

Qytetari 4: "Jam duke ik me marrë disa lekë. Më pas me to do të blej bukën. Leje nuk kam marrë, shikoje përzotin çfarë telefoni kam."

Hyrje në fuqi e rregullave të reja është shoqëruar me prezence të shtuar të policisë dhe ushtrisë në qytetin e Lezhës, të cilët fillimisht janë munduar që ti këshillojnë qytetaret e pabindur, duke mos marrë masa ndëshkimore ndaj tyre.

Ora 12:28
E moshuara në Tiranë del për pazare: Unë jam vetëm, nuk kam njeri në shtëpi! (VIDEO)

Edhe në Tiranë, të moshuarit, pensionistët e vetmuar kanë dalë vetë për t'i bërë pazaret edhe pse qeveria ka nxjerrë që rregull të ri që nga sot ia ndalon daljen nga shtëpia. Një e moshuar për mikrofonin e Report Tv thotë: Unë jam vetëm nuk kam njeri në shtëpi, s'kam njeri të më lajmërojë.

Kjo është një problematikë që po haset në të gjithë vendin pasi duke marrë numrin e lartë të pensionistëve, edhe atyre të vetmuar që janë mbi 80 mijë, është e vështirë të gjenden kapacitetet njerëzore për t'i shërbyer.

Ora 12:05
'Po shkel rregullin nga e keqja', pensionistët në Korçë: Unë nuk kam lekë në telefon (VIDEO)

Sot qytetarët e Korçës janë përballur me masat e reja kufizuese, por jo të gjithë i kanë respektuar. Qytetaret kanë dalë për plotësim e nevojave bazë edhe pse një pjesë nuk kanë mundur të sigurojnë lejen e daljes sepse sistemi nuk ka funksionuar.

Ndërkohë pensionistët vijojnë të mbeten më problematikët në Korçë, të cilët edhe pse janë në dijeni se e kanë kategorikisht të ndaluar për të dalë nga shtëpia, sërish dalin për të blerë barna apo ushqime.

Një qytetar thotë: "Po na sorollatin, nuk dimë ku të drejtohemi. Po shkel rregullin nga e keqja,kam nevojë që të ha."

Një tjetër qytetar: "Dal nga nevoja, ku di unë të përdor telefonin nuk kam as lekë në telefon. Bashkia s'na ka ndihmuar me asgjë. Unë fëmijët i kam jashtë shtetit, jam me burrin të dy të sëmurë, por do paguaj ujin, dritat, do ha bukë."

Ora 11:58
S'duhet të dalin...Por pensionisti i shkon në zyrë kryebashkiakut! Ndreu: Qëndroni në shtëpi, është e rëndësishme për ne të jetoni (VIDEO)

LEZHË - Edhe në qytetin e Lezhës, pensionistët kanë dalë nga shtëpia, duke mos respektuar rregullin e ri që hyn në fuqi nga sot, ku i ndalon ata që për çfarëdo arsye të lënë banesën. Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se ditën e sotme një pensionist i shkoi deri në bashki. Në një lidhje me Skype për Report Tv, kryebashkiku i bëri apel pensionistëve të qëndrojnë në shtëpi. Ai tha se do t'u ofrohet shërbimi në banesë me ndihma nga bashkia. Por Ndreu shtoi se edhe bizneset private janë ofruar në ndihmë të kësaj situate të vështirëve, duke i çuar ushqime me delivery në banesë. Kryetari i Bashkisë tha se për të përballuar situatën dhe për t'i shërbyer të gjithë pensionistëve të vetmuar, është kërkuar edhe solidariteti i qytetarëve, të cilët janë shprehur të gatshëm për t'i ndihmuar të moshuarit duke ia bërë ata pazaret.

Po ashtu - tha Ndreu - po u shërbehet edhe familjeve në nevojë, edhe me ndihmën e privatëve. Janë rreth 800 pako me ndihma që janë dhënë nga bizneset në Lezhë për familjet në nevojë.

"Është një problem realisht serioz ky sepse pensionistët kanë tendencën për të mos u bindur. Gjej rastin t'i bëj thirrje të mbrojnë jetën e vet se është e rëndësishme për ne që ata të jetojnë dhe të jenë të shëndosh. Ka pasur pensionistë që më kanë ardhur tek bashkia. Ne kemi mobilizuar gjithë strukturat tona, por janë regjistruar edhe shumë vullnetarë. Qytetarë që janë të gatshëm të shërbejnë tek pensionistët për blerjet. Jemi në disktuam me një supermarket në Lezhë që do të sigurojë delivery për pensionistët. Ne po trajtojmë me pako shtresat më në nevojë që e kanë burimin e të ardhurave afër zeros, për shkak edhe të situatës ku ndodhemi. Unë gjej rastin të falenderoj biznese të ndryshme në Lezhë që kanë dhënë ndihma, që po shkojnë rreth 800 pako, dhe paguhen në interes të shtresave në nevojë.  2100 familje kemi asistuar deri më sot, dhe pakot janë 3 mijë lekë të reja", tha Ndreu.

Ora 11:43
Lëvizje të reduktuara në qytetin e Shkodrës, policia dhe ushtria kontrolle qytetarëve për leje daljet (VIDEO)

Në Shkodër ndryshe nga ditët e tjera sot ka një numër më të ulët të lëvizjes së qytetarëve, nisur edhe nga kufizimet e reja të lëvizjes. Pavarësisht kësaj një numër i konsiderueshëm i policëve dhe ushtarëve janë në terren për të monituara situatën në lidhje me emergjencën e koronavirusit.

Si rrjedhojë autoritet kanë ndalur shumë qytetarë për t'u bërë kontrollet, nëse e kishin lejen për të dalë apo jo. Nga ajo që raportohet është se qytetarët të cilët kanë dalë kryesisht për të blerë ushqime e kanë të disponueshme 'lejen për daljen'.

Postoblloqet e policisë dhe ushtrisë janë të ngritura në shumë pika të qytetit të Shkodrës.

Ora 11:05
'Nuk më ka zënë gripi që 5 vjeç' Pensionistët në Gjirokastër dalin nga shtëpia (VIDEO)

Edhe në Gjirokastër nuk është respektuar rregulli që pensionistët të mos dalin nga shtëpia. Shumë prej tyre thonë se do duhet të dalin për të marrë ushqime pasi nuk ua sjell njeri në shtëpi. 

Ndërkohë ka edhe nga ata qytetarë që sot nuk kanë mundur të marrin dot autorizimin duke aplikuar online tek e-Albania, ashtu sikundër edhe të tjerë që kanë mundur të marrin aprovimin e lejes për të dalë nga shtëpia. 

Një pensionist që kishte dalë jashtë shprehet: Do marrim ndonjë gjë për të ngrënë. Unë nuk kam pasur që në moshën 5 vjeç, nuk më zë gripi mua.  Kemi nevojë të dalim se do të hamë, nuk na sjell qofte njeri.

Ndërkohë një grua e cila nuk është pensioniste, thotë se ka aplikuar për leje për t'u kujdesur për bagëtitë, por nuk ia kanë aprovuar.

 "Kam aplikuar dhe nuk më kanë dhënë, kemi disa bagëti, i thash të paktën në mëngjes, të ndihmoj burrin dhe nuk më lanë. Unë jam e detyruar të dal, si të bëj, ta lë prodhimin të iki dëm, t'i lë pa mjelë bagëtitë. Nuk jam në moshën e pensionit, atë punë që e kemi ngritur vetë ta lëmë, nuk i biem në qafë njeriu nuk kërkojmë punë", shprehet zonja.

Ora 10:58
Pranverë në Kukës! Edhe të moshuarit dalin nga shtëpia duke mos respektuar rregullin e ri, shumica e qytetarëve pazare pa autorizim (VIDEO)

Pranverë në qytetin e Kukësit. Parku kryesor i qytetit në këtë fund marsi është pushtuar nga lulet e verdha, prej vitesh në mungesë të një gjelbërimi të tillë me lule të shumta.

Rrugët e qytetit të Kukësit në ditën e 18 të karantinës ngjasojnë me një ditë të zakonshme. Automjete dhe qytetarë të shumtë lëvizin nëpër qytet për të kryer pazarin ditor por shumica nuk kanë aplikuar për leje tek e-Albania.

Edhe pse nga sot të moshuarve nuk u lejohet të dalin nga shtëpia, shumë pensionistë kanë dalë për të marrë ajër të pastër.

Vihet re respektimi i radhës dhe distancës në radhë për pagesat e ujit, energjisë elektrike, shërbimet postare e telefonike ndonëse shumica janë pa masa mbrojtëse. Ora 13:00 shënon edhe fundin e shërbimeve ditore dhe ndalim qarkullimin që në mënyrë rigoroze zbatohet nga qytetarët.

Ora 10:49
'Djali ka që dje që aplikon', pensionisti në Fier: Nuk do dilja, por më duhen ushqime (VIDEO)

Në qytetin e Fierit sot vërehej më pak lëvizje se ditët e tjera të javës së kaluar, ç'ka nënkupton se qytetarët po i zbatojnë masat e mara nga autoritetet. Gjithsesi nuk mungojnë as qytetarët të cilët kanë dalë në rrugë pa marrë leje, që sipas tyre ka ndodhur për shkak se nuk kanë mundur të aplikojnë në portalin 'e-albania', si pasojë e problemit që ka pasur.

Një pensionist pavarësisht urdhrit të autoriteteve për të mos dalë në asnjë mënyrë, ka bërë të kundërtën pasi sipas tij nuk mund të rrinte pa ushqime.

Qytetari 1, pensionist: "Djali ka gjithë ditën dje që aplikonte për leje dhe nuk e ka marrë. Unë duhet të blej ushqime por nuk më jepet leja. Jemi 4 veta. Ka aplikuar dhe nuk e kap dot. Kërkoj zgjidhje."

Qytetari 2: "Unë do shkoj në punë, policia me ndalon çfarë të bëj unë. Një copë letër kam që punoj në një magazinë."

Ora 10:30
Qytetari në Berat del pa autorizim: Kam dërguar 3 mesazhe në polici dhe s'kam marrë asnjë përgjigje...kjo është sa për të kaluar radhën? (VIDEO)

Një qytetar në Berat ka zgjedhur që të dalë nga shtëpia, pa autorizim. Kjo jo sepse nuk ka zbatuar rregullin e vendosur së fundmi, por sepse thotë që pavarësisht se ka dërguar mesazh në polici, nuk ka marrë një përgjigje.

"Kam bërë tre herë aplikimin dhe nuk më hapet kjo faqja e policisë, nuk ma pranon mesazhin që të ma caktojë orarin që kur të dalë. Kam bërë tre mesazhe, tani nëse kjo është sa për të kaluar radhën ta sqarojë policia", shprehet qytetari.

Ndërkohë, një çift të moshuarish në qytet, duket se nuk janë informuar që nuk duhet të dalin nga shtëpia. Pavarësisht urdhrit, ato kanë dalë, e ndërsa pyetur nga policia, thanë se po ikin te doktori për t'u vizituar. Megjithatë, uniformat blu i kanë këshilluar që të kthehen në shtëpi, të marrin mjekun e familjes në celular.

Ora 09:26
Në Lushnje shumë pak lëvizje, qytetarët dalin nga shtëpia për pazare, drita dhe ujë (VIDEO)

Në Lushnje qytetarët duket se janë ndërgjegjësuar. Mëngjesin e kësaj të hëne në qytet ka më pak lëvizje, krahasuar me disa ditë më parë. Qytetarët kanë shfrytëzuar këtë fashë orari për të bërë pazar apo për të mbaruar punë në bankë, sportelet e dritave dhe ujit. Edhe në treg, i vendosur në një ambient të hapur, ka bërë që tregtarët, por edhe blerësit të mos jenë shumë pranë me njëri-tjetrin.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emini: 30/03/2020 14:37

    Zt. Kryeminister! Edi qe je ne hall pasi dhe opoziten seke ne krahe te ketije froti gjithperfeshires,te majt,djatht e keshtu me radhe.E theme kete we nje opozite e cila lufton per te ardhur ne pushtet me voten e lire te shqiptareve,padyshim qe duhet te beje dicka perte, ne nje situate te tille,sic eshte fatkeqesija natyrore ne rafshin kombetar e global.Jo vetem solidaritet me qeverine per luften kunder koronoviruesin,por mbeshtetje logjistike e burime njerzore,duke qene sebashku pozit dhe opozit ne frontin e perbashket,dhe jo propogande kunder qeverise e Kryeministrit,duke shfrytezuar pikerisht kete fatkeqesi natyrore me pasoja te medha Ekonomike dhe njerzore. Ndodhemi ne javen e trete te situates jashtzakoneshme,Padyshim situtata ka nje kurbe oshilacjonesh ulet dhe ngrihet gje qe kerkon vemendje e kujdes qe situata te mosfal jashtkontrollit,padyshim sic thot Kryeministri,Ekspert te shendetesise brenda e jasht vendit per rezistence,por kjo rrezistence nuk mundet te arrihet me nje vetizolim total,pasi sic theksoje me larte Ekonomija shkon ne kolapes.Ne keto kushte mendoj se eshte mese edomoshem zbatomi i parimi te artit ushtarak Sulmi dhe mbrojtja taktika luftomi we gjithmon kane dhene tezutatet dhe fatin e luftimit.Pra Mjekesine ta leje te punoje duke i krijuar kushtet maksimale,ndersa ne te gjithe duhet te ndergjegjesohemi per zbatomin e maseve mbrojtese,duke zbatuar distacat e levizjes dhe evitimet e cdo lloje grimbullomi te njerzeve,distace e cila duhet rruhet e te zbatohet ne familje.Parsore te jete ne cdo kohe higjenizimi dhe disiinfektimi i dureve dhe i tesheve,flas per ata qe jane ne mardhenje pune. Persa i perket levizjes njereve nga ana e Qeverise,Eksperteve,njekohesisht duke ndigjuar kerkesat e perdoteshme te njerzeve,duhet bere leshime graduale me masa te rrepta ndeshkuese,ndaj cilido qe nuk i zbaton.Nuk mundet te zgjidhen nevojat e nje familje per te zgjidhur nevojet dhe hallet per ushqim,ilace,vizita 1.Pre ne dite rshte e pamundur,gje qe doteconte ne konfrontim te njerve me policine dhe me pas dote kishte edhe masa ndeshkuese.Ketu nuk shtrohet problemi i ndeshkime por i ndergjesimit dhe zgjidhjes halleve. Eshte folir dhe po flitet shume per pensjonistet te cilet kane halle e probleme me shume,sidomos ata qe jane te vetmuar dy bashkeshort.Vetizoli i plote i tyre me pretendimin se ju vjene ne ndime shteti,eshte nje optimizem dhe deshire e mire e Qeverise qe nuk mund te ralizohet,pasi ljo kategori e izoluar eshte imadhe ne Kryeqytet dhe Bashkia edhe pse po punon ne mynyre intensive,nuk eshte ne gjendje ta afroje ne kohe ndomen humane kerkuar prej tyre.Mos gaboje para dy tre diteve gazetari i njohur ne vendin tone,zt.Karlo bolina ne nje prononsim ne medjen e shkruar,ju eshte drejtuar juve zt.Kryeminister,si prijes i kesaj lufte per te ripare edhe njehere kushteve te izolimit total te pensjonisteve,jo te daljes tyre ne kafene,lulishte parqe e per te lujtur domino,por per vajtur ne supermarket apo farmaci ,duke mare ate ushqim apo ilac qe i duhet.Levizje kjo qe duhet bere nje here ne dite apo tre dite ne jave,sipas Aktit Normative.Nje mase e tille dote qetesonte pikerisht kete shtrese nga ana shpirterore,qe edha ajo te angazhohej serjozisht ne kete lufte,perzgjidhjen e ceshtjeve emergjente,brenda cdolloje norme e rregullipikerisht .Pasi dhe bashkit nuk i kane kapacitetet dhe mundesit e nevojshem te burimeve njerzore per tu ardhur ne kohe ne ndim te pensjonisteve,sicbe tha dhe zt Velia Kryetar i bashkise Tirane ne nje prononcim per medjen. Mendojm se propoganda dhe medjet,po keshtu dhe rrjetet socjale, duhet te ndermarin nje fushate sensibilizuese ,per masat qe duhet te mare cilido ne ket vend,i madh dhe i vogel per tu mbrojtur nga kjo semundje e rrezikeshme viruale. Vetizolimi eshte i mire por nuk mundet te rrezistoje gjate,pasi cdo gje shkon drejte paralizeve socjale dhe ata ekonomike.Sejcili duhet jete mjek i vehtevetes dhe te ruaj shendetit e tije.Nuk eshte koha per te qendruar jasht kazermes shtepise,por zgjidhja e problemit dhe kthimi ne destinacjonin e vetstrehimit ne banese.

    Përgjigju
  • Alb: 30/03/2020 12:58

    Dhe nje problem tjt policia vtm per gjoba punon ne qe skemi mjete identifikimi se kemi aplikuar per te reja si tia bejm.

    Përgjigju
    • Ouu: 30/03/2020 13:31

      Numri id eshte i njejte o zotri. Apliko me karten/ padhaporten e skaduar ska problem

  • Lui: 30/03/2020 12:39

    Une sot dola me lejen e marre online nga aplikacioni. Eshte nje shume e mire, por une dola me biciklete dhe mbarova pune per 45 minuta. Nese do kisha prinderit ketu ne Tirane dhe pak larg, koha nuk do me dilte. Keshtu qe mendoj duhet shtuar edhe 30 minuta per lejen sepse dikush qe banon te brryli, dhe duhet te coje ushqime per prinderit tek 21 dhjetori, ose zogu zi, ne vetem 1 ore eshte shume e veshtire t’ia dale, per mos thene e pamundur.

    Përgjigju
    • karidi: 30/03/2020 13:28

      do te japim nje medalje dhe do te cojme ne kore te veriut

  • Gersa: 30/03/2020 12:29

    Problemi nuk esht autorizimi por mungesa e solidaritetit.Ne nje shtet si yni ku politika na rrjepi per 30 vite dhe qeveria nuk konfiskon dot nje pasuri politikani nuk mund te pretendosh te mbyllesh brenda pensionistin qe nuk ka asnje mbeshtetje nga shteti.Humanizmi ne ket vend ka mbaru,komshiu nuk njeh komshiun.Dikur shqiptari hapte shtepin komshiut ne raste festash apo hillerimi.Tani as qe e njohim komshiun.Pra mungesa e shtetit dhe e humanizmit detyron pensionistin te dali e bej pazarin.Ka dhe nga ato qe abuzojne por shumica dalin nga halli.Prandaj ne vend qe te mbushesh popullin me gjoba qe nuk do i marresh kurr sepse shperthen revolta popullore mundeso sherbimin ne shtepi te pensionistit dhe pastaj fillo te mendosh per gjoba.

    Përgjigju
  • Jdjdkffk: 30/03/2020 11:22

    Ua pate autorizimet ju qe thoni pa autorizim?!

    Përgjigju
    • O shtet zgjidhe kete pune: 30/03/2020 13:07

      Ky eshte problem qe duhet te zgjidhet ndryshe. Te lejohen Pensionistet e moshes deri 68 vjecc te dalin nga ora 7 deri 9 per te kryer sherbimet e nevojshme si blerje, pagesa dritash, uji etj. Keshtu lehtesohet dhe sherbimi ne familje per me te moshuarit.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor