Vijon fluksi i lartë i lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa situata paraqitet e menaxhueshme dhe pa radhë. Kjo falë shtimit të sporteleve në hyrje, ku aktualisht po punohet me 5 të tilla, duke përshpejtuar ndjeshëm përpunimin e udhëtarëve.
Sipas të dhënave për 24 orët e fundit, në Kapshticë kanë hyrë në territorin shqiptar 7475 qytetarë, ndërsa kanë dalë 2741. Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë Thanës janë regjistruar 3292 hyrje dhe 2984 dalje qytetarësh.
Autoritetet vijojnë të mbajnë në monitorim situatën, ndërsa fluksi pritet të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim.
Komente










