Lëvizjet e bujshme në PS, Braçe
lë Beratin, Dade Gjirokastrën

Lëvizjet e bujshme në PS, Braçe<br />lë Beratin, Dade Gjirokastrën
TIRANE - Zhvillime të reja dhe ditë pas dite në kampin e majtë në lidhje me përcaktimin e listave të kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti. Kalkulime të reja, lëvizje drejtëvizore nga një qark në tjetrin të figurave kryesore të PS, për të ruajtur jo vetëm barazpeshimin por dhe për të maksimalizuar votën opozitare në zgjedhje.

Kështu, zhvillime të reja kanë ndodhur në qarkun e Gjirkastrës e Beratit. Mësohet se nga qarku i Gjirokastrës ku anëtarja e kryesisë, deputetja Arta Dade, që në zgjedhjet e kaluara ka kryesuar listën në këtë qark. Në vend të saj është ngjitur anëtari i kryesisë Arben Ahmetaj.

Ndërkohë që pas lëvizjes nga Korça të sekretarit për rininë në PS Erjon Veliajn, është përcaktuar vendi i dytë në listën e kandidatëve në qarkun e Gjirokastrës. Kurse në vendin e tretë dhe të katërt do të jenë përkatësisht Anastas Angjeli dhe biznesmeni Vladimir Kosta. Ndërsa Dade pritet të jetë kandidate në qarkun e Tiranës.

Por dhe në Korçë kryesuesit e listës Majko dhe Fino do shfrytëzojnë dhe punën e mirë që ka bërë Veliaj deri më tani, ndërsa në Gjirokastër kandidatët e sipërpërmendur do të kenë në dizpozicion punën e shkëlqyer të deputetes Arta Dade, por dhe të deputetit Et’hem Ruka.

Ndërsa një lëvizje tjetër e fortë ndodh dhe në qarkun e Beratit, teksa deputeti Erion Braçe, anëtar i kryesisë e kryesues i listës në zgjedhjet e kaluara lëviz, me shumë gjasa drejt Tiranës, për t’i lënë vendin anëtarit të kryesisë Eduard Shalsi. Në këtë mënyrë me sa duket po konturohen gjithnjë e më shumë kandidatët për deputetë.

RAMA PRITET NË VLORË

Pikërisht dje, ditën që shkoi dhe shpalosi programin e opozitës për një Rilindje Shqiptare në qytetin bregdetar Vlorë, për shkak të lajmeve që qarkullonin në këtë qytet është pritur si lideri që do të kryesonte listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark.

Pavarësisht se lajme të tilla janë mohuar kategorikisht, në Vlorë dëshirën për ta pasur Ramën në krye të listës së kandidatëve për deputetë e lidhin dhe me precedentët e mëparshëm, pasi ish-kreu i PS Fatos Nano pikërisht në këtë qark ka qënë deputet, po ashtu dhe Berisha nga viti 1992 që është deputet në Kavajë.

“Kush do të ishte ajo strukturë drejtuese e partisë në rreth që s’do të donte të kishte kryetarin e partisë në krye të listës së kandidatëve për deputetë. Çdo rreth do të ndjehej i nderuar dhe i respektuar nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Por nuk është aurtoriteti im që ta diskutoj, apo që me bie radha të diskutoj këtë gjë.

Janë kryesia e partisë e kryetari që e diskutojnë”, tha kryetari i PS të rrethit të Vlorës, Xhevahir Çeloalij. Që ka thënë se nuk e dinte nëse është i vërtetë ky lajm, pavarësisht që do ishte një nder për Vlorën nëse ndodhte një gjë e tillë.

LISTA GJIROKASTËR

Arben Ahmetaj
Erjon Veliaj
Anastas Angjeli
Vladimir Kosta

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë