SKEDA - Shitja fiktive/ Si shkoi kompania 'DAAM' dorë më dorë mes Evis Berberit e ortakëve të tij: Nga blerja 100 mijë lekë deri tek 2 mln euro e më pas shitja me zero leke (DOKUMENTET)

Më urdhër të Prokurorisë së Posaçme është arrestuar Evis Berberi, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar për akuzën pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Në pranga ka rënë dhe Valter Begaj dhe Ervis Lami ortakët e tij.

Skeda në vijim zbulon si krijuan skemën për përfitimin në mënyrë të parregullt të tenderave publikë.

Kompania DAAM ishte krijuar në tetor 2017 si ‘B- VAAL ENG-10’ nga Valter Begaj pronar dhe Ervis Lami administrator.  Një vit më pas në shtator 2018 kompaninë e blen pikërisht Evis Berberi për vlerën e vetëm 100 mije leke , i cili i ndërron edhe emrin. Vetëm 4 muaj më vonë Berberi, i cili tashmë ishte bërë këshilltar i ministres Balluku, e shiti kompaninë tek një zonjë e quajtur Brunilda Buli në vlerën e 500 mijë eurove. Se çfarë kishte bërë kompania për 4 muaj që të vlente 600 herë më shumë është e pashpjegueshme. Buli, e cila përmendet në njoftimin e SPAK si e dyshuar për pastrim parash por nuk ka një masë sigurie, në dhjetor 2021 e shet kompaninë më vonë te Valter Begaj në vlerën e rreth 1.7 milionë eurove. Begaj sapo merr pronësinë emëron administrator Lamin. 2 muaj më pas Begaj bën shitblerje me Lamin po 1.7 milionë euro ndërsa pa mbushur muajin e rimerr nga Lami me zero lekë.

Por paralelisht me lëvizjet në kompaninë DAAM, Valter Begaj, njeriu i Berberit në kompani, kishte edhe një firmë tjetër të quajtur ‘Net-Group’ shpk, e cila në periudhat kur Berberi ishte në pozicione drejtuese merrte tendera të majmë nga institucionet shtetërore. Pra Berberi i jepte tendera kompanisë së Begajt dhe Lamit dhe këta të fundit ia kthenin përmes vlerave monetare në kompaninë DAAM. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, Berberi i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të kompanisë DAAM.

Si u realizua shitja fiktive e kompanisë?

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi, drejtor i ARRSH-së, i bleu Valter Begajt kompaninë ‘B-VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj.

Foto: Shitja 100% e aksioneve nga Valter Begaj tek Ervis Berberi me 100 mije leke

Shitja 100% e aksioneve nga Valter Begaj tek Ervis Berberi me 100 mije leke

Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM

.

Foto:  Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM

SHITJA 500 mije euro 

Pesë muaj më vonë, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, për 500 mijë euro.

Foto: Shitja e aksioneve Brunilda Bulit me 500 mije euro

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Shtija e biznesit te Brunilda Buli

Në 2019 në një mbledhje ku ortake është dhe Brunilda Buli vendoset zgjerimi i shërbimit të kompanisë me ndërtim i impianteve eolike, impianteve fotovoltaike dhe impianteve hidrike per prodhimin e energjise elektrike, prodhimin e energjise termike nga burime te rinovueshme. Këto lëvizje janë bërë teksa Berberi do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë. 

Shitja gati 2 mln euro

Në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, ish ortakut Valter Begaj, tashmë për rreth 2 milionë euro.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit

 

Foto: Brunilda Buli ia shet Valter Begajt aksionet 2 milionë euro.

Shitja tjeter 2 muaj me vone 

Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.

 

(Kliko ketu per te lexuar dokumentin) Valter Begaj ia shet kompaninë Ervis Lamit

Foto: Valter Begaj ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.

Nje muaj me pas kompania i falet Begajt me zero leke

Një muaj më vonë, Ervis Lame ia shet sërish kompaninë DAAM Valter Begajt me vlerë zero leke.

 

 

 

 


Lajmi kryesor:

Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro


S.G/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje