Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro

TIRANË-  Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi,  njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku, dhe dy ortakët e tij, biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame janë arrestuar mbrëmjen e 13 marsit 2024.

Sipas SPAK Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj  “NET – GROUP”, sh.p.k. Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë 'DAAM" që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte. SPAK thotë se përfitmi ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat janë investuar nga kompania 'DAAM' shpk.në pasuri të paluajtshme.

GJKKO firmosi urdhëarrestet më 13 mars ditën dhe kur janë kryer arrestimet dhe bastisur banesat e tre të ndaluarve. 

Dha 3 tendera 137 milione lekë në krye të AEE

Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencia për Efiçencën e Energjisë (AEE) i ka dhënë “NET – GROUP”, sh.p.k që zotëronte ortaku i tij Valter Begaj, 3 tendera me vlerë totale 1.3 mln euro (137 milionë lekë pa Tvsh). 

"Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k" informoi sot SPAK 

Konkretisht, Agjencia e Eficiencës së Energjisë me në krye Berberin i ka dhënë licencën për auditimin energjetik të ndërtesave kompanisë Net- Group me drejtues teknik Berberin. Kjo kompani ka marrë mbi 1 milionë euro kontrata të drejtpërdrejta.

Dha 3 tendera me vlerë 1 mln euro në krye të ARRSH-së
Pasi la pozicionin e drejtuesit në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë, në qershor 2021 Evis Berberi bëhet Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Report Tv verifikoi se kompania ‘Net-group’ në këtë perudhë ka marrë një sërë tenderash, ndërsa SPAK liston vetëm 3 me vlerë rreth 1 milionë euro.

Kurse gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e  titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k" ' informon më tej SPAK

  Nga një verifikim i Report Tv bëhet fjalë për tendera të firmosur në një datë, më 18 prill 2022 me vlera 270 mln lekë, 450 mln lekë dhe rreth 400 mln lekë.   

Sa ishte fitimi?

Pasi fitoi këto 6 tendera NET – GROUP”, sh.p.k përmes transaksioneve i kalonte të ardhura tek kompania 'DAAM' që Evis Berberi zotëronte në mënyrë indirekte. Këto fitime ishin në vlerën 223 mln lekë (gati 2.2 mln euro)   

"Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “D….”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh" informon SPAK" 

Si ka funksionuar skema?

Titullar i prokurimeve publike Evis Berberi shpallte fitues të prokurimeve publike “Net Group” shpk në zotërim të Valter Begajt. Vlerat monetare nëpërmjet transaksioneve kalonin në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të Berberit “DAAM” sh.p.k që ishte dhe përfitues. Investimet janë bërë gjatë kohës që kanë qenë ortak të shoqërisë pikërisht Valter Begaj,  Ervis Lame dhe Brunilda Buli.

"Nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se Evis Berberi fillimisht në  cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka  kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “NET-GROUP sh.p.k” që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi Evis Berberi ishte titullar i autoritetit kontraktor, përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “DAAM sh.p.k., të kontrolluar prej tij" thuhet në njoftimin e SPAK

Paratë u investuan në pasuri të paluajtshme
Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet Valter Begaj,  Ervis Lame dhe Brunilda Buli “i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “DAAM”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale”  thotë SPAK

Roli i Valter Begajt e bashkëpunëtorëve 
Valter Begaj në cilësinë e ortakut të shoqërisë “NET – GROUP”, sh.p.k, për shkak të fitimit të procedurave të prokurimit publik të zhvilluar nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, me titullar të autoritetit kontraktor Evis Berberin ka transferuar vlera monetare në drejtim të shoqërisë “DAAM” sh.p.k. Kompania që menaxhohej nga Brunilda Buli, Ervis Lame dhe Valter Begaj në zotërim indirekt ishte e Evis Berberit. Kompania "DAAM' që zotërohej indirekt nga Berberi menaxhohej nga Brunilda Buli, Ervis Lame dhe Valter Begaj në zotërim indirekt ishte e Evis Berberit.

Shqiptarja.com e Report Tv mëson se arrestimet u kryen mbrëmjen e 13 marsit 2024 ndërsa janë bastisur dhe banesat. Berberi ka qenë deri dje në krye të detyrës ndërsa po në mbrëmje u njoftua dorëheqja  e tij. 

SPAK po heton dhe për tendera të tjerë që janë përfituar në këtë mënyrë ndërsa në banesën e Berberit i janë gjetur 40 mln lekë cash.

 Hetimet për Berberin janë bërë nga prokurori Dritan Prençi. Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021.

Dosja në hetim
Evis Berberi
– Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar
Masa e sigurisë:  Arrest me burg
Në hetim: për korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Valter Begaj -  Ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë  NET-GROUP sh.p.k (ish "B-VAAL ENGINEERING") dhe ortak i shoqërisë “DAAM” sh.p.k
Ervis Lame – Administrator I shoqërisë “DAAM” sh.p.k dhe punonjës i shoqërisë NET-GROUP sh.p.k (ish "B-VAAL ENGINEERING")
Masa e sigurisë – Arrest me burg për të dy 
Të dy në hetim: të dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Shenim: Raportoi për shqiptarja.com dhe Report Tv gazetarja Keti Banushi. Shkrimi online u punua nga Marseda Qefalia, Suela Gera 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Pushime luksoze në Turqi, bileta që ‘fundosi’ Evis Berberin

1710431670_evisss.png

Kreu i ARRSH, Evis Berberi u arrestua mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK. Gjatë kohës që ka qenë krye të ARRSH-së, Beberi akuzohet nga SPAK se ka dhënë 6 tenderë kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë “DAAM ShPK”, që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Gjatë hetimeve të SPAK, burime bëjnë me dije se agjentët e BKH-së kanë zbuluar një faturë ku nga llogaria bankarë e shoqërisë “DAAM ShPK”, në një bankë të nivelit të dytë është paguar shoqëria Arlo Travel Blu Tour Operator sh.p.k., me një vlerën 5,000 Euro.

Shoqëria “DAAM” sh.p.k., ka paguar këtë shumë për një paketë turistike për Evis Berberi dhe familjen e tij (bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur). Paketa turistike përfshinte udhëtimin me avion nga Tirana në Antalia. Berberi me familjen janë nisur drejt Antalias më datë 12.08.2020 dhe janë kthyer më datë 22.08.2020. Në këtë çmim kishte të përfshirë akomodimin në hotelin “Regnum Carya Golf & Spa Resort” në Belek, Antalia, Turqi, me dhome “Luxury”, së bashku me ushqimin “Luxury all inclusive”.

Nga procesverbali i këqyrjes dhe marrjes së të dhënave nga sistemi TIMS, rezulton se shtetasi Evis Berberi, bashkëshortja e tij, Adela Ruko si edhe dy fëmijët e mitur, me date 12.08.2020 kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës se kalimit kufitar Rinas, me linjën “Charter -Antalia 670-ll” dhe kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me date 22.08.2020, nëpërmjet pikës se kalimit kufitar Rinas me linjën “Charter-Antalia 670-671”.

Gjatë kontrollit të banesës së Evis Berberit e bërë më 20 shkurt të vitit 2024 janë gjetur edhe sekuestruar shumë të konsiderueshme si 15, 675 euro, 3,075 paund dhe 1,436,000 lek.

Ora 11:58
Arrestimi i drejtorit të ARRSH-së, SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.3 milionë euro

1710412980_d6f15b0628584572a04af93324d811d3.jpg

Përmes një njoftimi zyrtar të SPAK nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “DAAM”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh.

Në hetim
Evis Berberi
– Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar
Masa e sigurisë:  Arrest me burg
Në hetim: i dyshuar për kryerjen e veprave penale: Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet  259, 287/2 të Kodit Penal. 
Valter Begaj -  Ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë  NET-GROUP sh.p.k (ish "B-VAAL ENGINEERING") dhe ortak i shoqërisë “DAAM” sh.p.k
Masa e sigurisë – Arrest me burg
Në hetim: i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 244-25, 287/2 të Kodit Penal. 
Ervis Lame – Administrator I shoqërisë “DAAM” sh.p.k dhe punonjës i shoqërisë NET-GROUP sh.p.k (ish "B-VAAL ENGINEERING")
Masa e sigurisë – Arrest me burg
Në hetim: i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 244-25, 287/2 të Kodit Penal. 

Faktet e SPAK

"Nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasi E. B., fillimisht në  cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka  kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “N……. Group”,sh.p.k., (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi E. B. ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “D……. sh.p.k., të kontrolluar prej tij. Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë “N…… Group”, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim V. B., prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin E.B., dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit E. B. “D…..” sh.p.k, me përfitues shtetasin E. B.. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve V. B., E. L. dhe B. B., i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana shtetasi E. B., dyshohet për kyerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “d” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal. 

Ndërsa shtetasi V. B. në cilësinë e ortakut të shoqërisë “N….. Group”, sh.p.k, për shkak të fitimit të procedurave të prokurimit publik të zhvilluar nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, me titullar të autoritetit kontraktor shtetasin E. B.,  ka transferuar vlera monetare në drejtim të shoqërisë “D……” sh.p.k, në zotërim indirekt të shtetasit E. B., por që është menaxhuar nga shtetasit B. B., E. L. dhe V. B., me qëllim dhënien e përfitimit të parregullt shtetasit E. B. Në lidhje me veprimet e kundraligjshme të tyre shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal.  Investimi në veprimtarinë ekomike të këtyre vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, janë bërë gjatë kohës që kanë qenë ortak të shoqërisë shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana, shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me shtetasin E. B., dyshohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “d” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k. Kurse gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e  titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k.

Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “D….”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh" informoi sot SPAK

Dosja
-Viti 2023 - SPAK regjistroi procedimin penal me nr 214 në vitin 2023 për veprat penale  “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258, 244-25, 259, 287/2 të Kodit Penal. 
- Më 7 mars 2024 SPAK depozitoi kërkesën në GJKK0 për arrestimin e Evis Berberit dhe dy biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame.
-Më 13 mars 2024 GJKKO firmosi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg’ për të tre. Masat u ekzekutuan nga policia po më 13 mars 2024.

Ora 11:15
Arrestohet drejtori i ARRSh-së, Evis Berberi dhe 2 biznesmenë! SPAK u kontrollon banesat! Mund të kërkohet dhe sekuestro pasurive

Përveç arrestimit SPAK ka kërkuar kontroll banese, dhe me miratimin e GJKKO-së ka ushtruar kontrolle në të treja banesat, Evis Berberit, Valter Begajt dhe Ervis Lamit të akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion. 

Kontrolli i banesës ka zgjatur disa orë. Veprimet janë kryer gjatë mbrëmjes së 13 marsit 2024.

Dyshohet se dy biznesmenët Lami dhe Begaj në bashkëpunim me Evis Berberin kanë bërë shitje fiktive të kompanisë së kreut të ARRSh-së dhe të bëjnë veprime të tjera fiktive që sipas SPAK janë munduar të fshehin veprën penale të korrupsionit. 

Nuk përjashtohet mundësia që gjatë kohës që ai a qenë në krye të ARRSH-së, kompanitë mund të kenë fituar tendera fiktivë. 

SPAK ka nisur hetim pasuror për të tre pasi akuzohen për pastrim parash. Paralelisht mund të kemi dhe kërkesa për sekuestro të pasurive por mund të jetë ky një moment i dytë, informon për Shqiptarja.com gazetarja Keti Banushi.

Ora 10:22
SKEDA - Shitja fiktive/ Si shkoi kompania 'DAAM' dorë më dorë mes Evis Berberit e ortakëve të tij: Nga blerja 100 mijë lekë deri tek 2 mln euro e më pas shitja me zero leke (DOKUMENTET)

Më urdhër të Prokurorisë së Posaçme është arrestuar Evis Berberi, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar për akuzën pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Në pranga ka rënë dhe Valter Begaj dhe Ervis Lami ortakët e tij.

Skeda në vijim zbulon si krijuan skemën për përfitimin në mënyrë të parregullt të tenderave publikë.

Kompania DAAM ishte krijuar në tetor 2017 si ‘B- VAAL ENG-10’ nga Valter Begaj pronar dhe Ervis Lami administrator.  Një vit më pas në shtator 2018 kompaninë e blen pikërisht Evis Berberi për vlerën e vetëm 100 mije leke , i cili i ndërron edhe emrin. Vetëm 4 muaj më vonë Berberi, i cili tashmë ishte bërë këshilltar i ministres Balluku, e shiti kompaninë tek një zonjë e quajtur Brunilda Buli në vlerën e 500 mijë eurove. Se çfarë kishte bërë kompania për 4 muaj që të vlente 600 herë më shumë është e pashpjegueshme. Buli, e cila përmendet në njoftimin e SPAK si e dyshuar për pastrim parash por nuk ka një masë sigurie, në dhjetor 2021 e shet kompaninë më vonë te Valter Begaj në vlerën e rreth 1.7 milionë eurove. Begaj sapo merr pronësinë emëron administrator Lamin. 2 muaj më pas Begaj bën shitblerje me Lamin po 1.7 milionë euro ndërsa pa mbushur muajin e rimerr nga Lami me zero lekë.

Por paralelisht me lëvizjet në kompaninë DAAM, Valter Begaj, njeriu i Berberit në kompani, kishte edhe një firmë tjetër të quajtur ‘Net-Group’ shpk, e cila në periudhat kur Berberi ishte në pozicione drejtuese merrte tendera të majmë nga institucionet shtetërore. Pra Berberi i jepte tendera kompanisë së Begajt dhe Lamit dhe këta të fundit ia kthenin përmes vlerave monetare në kompaninë DAAM. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, Berberi i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të kompanisë DAAM.

Si u realizua shitja fiktive e kompanisë?

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi, drejtor i ARRSH-së, i bleu Valter Begajt kompaninë ‘B-VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj.

Foto: Shitja 100% e aksioneve nga Valter Begaj tek Ervis Berberi me 100 mije leke

Shitja 100% e aksioneve nga Valter Begaj tek Ervis Berberi me 100 mije leke

Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM

.

Foto:  Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM

SHITJA 500 mije euro 

Pesë muaj më vonë, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, për 500 mijë euro.

Foto: Shitja e aksioneve Brunilda Bulit me 500 mije euro

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Shtija e biznesit te Brunilda Buli

Në 2019 në një mbledhje ku ortake është dhe Brunilda Buli vendoset zgjerimi i shërbimit të kompanisë me ndërtim i impianteve eolike, impianteve fotovoltaike dhe impianteve hidrike per prodhimin e energjise elektrike, prodhimin e energjise termike nga burime te rinovueshme. Këto lëvizje janë bërë teksa Berberi do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë. 

Shitja gati 2 mln euro

Në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, ish ortakut Valter Begaj, tashmë për rreth 2 milionë euro.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit

 

Foto: Brunilda Buli ia shet Valter Begajt aksionet 2 milionë euro.

Shitja tjeter 2 muaj me vone 

Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.

 

(Kliko ketu per te lexuar dokumentin) Valter Begaj ia shet kompaninë Ervis Lamit

Foto: Valter Begaj ia shet kompaninë Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.

Nje muaj me pas kompania i falet Begajt me zero leke

Një muaj më vonë, Ervis Lame ia shet sërish kompaninë DAAM Valter Begajt me vlerë zero leke.

 

 

 

 

Ora 09:59
Arrestimi i kreut të ARRSH-së, në pranga edhe biznesmeni Ervis Lami, administrator i kompanisë 'DAAM'

1708179787_spak.JPG

Me urdhër të SPAK është kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, e bashkë me të edhe dy biznesmenë, ish-ortaku i tij, Valter Begaj si dhe biznesmeni Ervis Lami, po ashtu i lidhur me kreun e ARRSH-së.

Ervis Lami rezulton administrator i kompanisë 'DAAM', ndërsa pronar aktualisht rezulton Valter Begaj, ish-ortak i kreut të ARRSH-së Evis Berberit. Më parë në kompaninë 'DAAM' ka rezultuar pronarë, vetë kreu i ARRSH-së Evis Berberi, Brunilda Buli, dhe Ervis Lami.

Kopmania 'DAMM', merrej me studim, projektim, mbikqyrje dhe kolaudim objektesh ndertimore dhe veprave inxhinierike te ndryshme, ristrukturime, pergatitje dokumentacioni, administrim, vleresim, ekspertiza, studime fizibiliteti, analiza, certifikime, trajnim, krijim te dhenash, digitale etj.', në bazë të të dhënave në QKB për objektin e veprimtarisë së saj.

Evis Berberi bëri shitje fiktive të kompanisë së tij në 2018 nëpërmjet Ervis Lamit dhe Valter Begajt.

Ora 09:41
Në banesën e Evis Berberit gjenden shuma parash dhe piktura! Kreu i ARRSH: I kam bërë vetë

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar në orët e mbrëmjes së djeshme me kërkesë të SPAK. Të paktën 3 urdhër arreste me burg mes të cilëve edhe biznesmeni Valter Begaj, janë firmosur nga GJKKO me kërkesë të organit të procedurës pasi ky i fundit ka zbardhur disa paligjshmëri. Evis Berberit i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë 40 milionë lekë të vjetra e sendesh me vlerë. 

Sipas mediave gjatë kontrolleve në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së i janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash. Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si artist duke pohuar se i kishte pikturuar vetë dhe se nuk ishin blerë.

Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesë, i janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Gjithashtu kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore