Lëvizjet e fundit në Shërbimin Informativ Shtetëror, nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka i komenton si kapje të këtij institucioni nga kryeministri Rama. Në një komunikim për gazetarët, Paloka tha se kreu i komanduar i Shish, Helidon Bendo ka lëvizur drejtuesit të cilët kanë pasur raportet mbi drogën.

“Jo rastësisht janë ata drejtues të SHISH, që kanë hartuar të gjithë raportet që lidheshin me trafikun e drogës në Shqipëri dhe kryesisht me emrat e drejtuesve implikuar që lidheshin me këtë trafik. Arrijmë në konkluzionin se Rama arriti të marrë dhe SHISH në duart e tij. Duket se nuk do të kemi më as në distancë akte që të vënë para përgjegjësisë dhe para drejtësisë ata që janë përgjegjësit kryesorë të kultivimit dhe trafikimit të drogës"

Edi Paloka, nënkryetar i PD

Për emrat e rinjë të të emëruarve, nënkryetari i Kuvendit theksoi se janë ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

"Ajo që e bën edhe më skandaloz këtë fakt është fakti se personat që kanë zëvendësuar këta drejtues të SHISH, sipas gjithë informacioneve janë ish-punonjës të sigurimit të shtetit"

Edi Paloka, deputet i PD

Në postin e kryetarit të Komisionit Hetimor të Tahirit, Edi Paloka në prononcimin për mediat, tha se SHISH ka refuzuar kërkesën për tu pajisur me çertifikatë sigurie.