Në 24 orët e fundit, policia gjobiti 473 qytetarë të cilët u konstatuan duke lëvizur pa maska në rrugë.
Ata u ndëshkuan me 3000 lekë, shumë e cila do të vendoset në faturën e energjisë elektrike.
Gjatë kontrolleve, 4 persona u shoqëruan në komisariat pasi nuk kishin mjete identifikimi. Pasi u dërguan në komisariat, u identifikuan e më pas u gjobitën.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin.