Policia angleze shpall në kërkim dy të rinj shqiptarë për armëmbajtje pa leje. Orges Dema dhe Olsi Fizlaj u arrestuan në dhjetor 2016, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, por u lanë të lirë me kusht. Pasi dolën nga qelitë, ata janë zhdukur duke humbur gjurmët.
Dy të rinjtë shqiptarë ishin pjesë e grupi kriminal që vepronte në Britaninë e Madhe. Pas arratisjes së sytre, policia e Brighton kërkon ndihmën e publikut për të ndihmuar në dhënien e informacioneve që mund të çojnë në identifikimin e vendndodhjes së dy shqiptarëve të shumëkërkuar.
Komento