Lëvizte i armatosur në Shkodër, arrestohet 34 vjeçari

SHKODER - Bernard Pllumbaj që lëvizte i armatosur në lagjen “Fahri Ramadani” të Shkodrës është arrestuar nga policia.

Policia thotë se ka konstatuar shtetasin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet, ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete, pa leje, dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, 34-vjeçari Bernard Pllumbaj, është kapur dhe është vënë në pranga

34-vjeçari banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, me precedent të mëparshëm penal, u arrestua për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Për këtë rast u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim