Një 30-vjeçar në Kurbin i cili lëvizte me armë me vete është vënë në pranga nga policia.

Franko Bellova lëvizte gjithashtu edhe me automjet pa targa. Automjeti, bashkë me pistoletën dhe municionin, janë sekuestruar nga policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.