TIRANË- Një 18-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi lëvizte me pushkë me vete. Shqiptarja.com mëson nga burimet zyrtare se 18-vjeçari i identifikuar me inicialet Rexhep Lloci,se lëvizte me armën në thes në fshatin Shpat Rovë të kryeqytetit.
"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ll., 18 vjeç, pasi në fshatin Shpat Rovë, Tiranë, u kap duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë që e mbante të fshehur në një thes", njofton policia.