Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi nga një kontroll në makinë iu gjet kanabis. Ndërsa nga hetimet e kryera mjeti i të riut rezulton të jetë vjedhur në Spanjë.
I riu me iniciale K. N., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi u ndalua gjatë një kontrolli në automjetin që drejtonte, doli zbuluar pasi iu gjetën sasi të konsiderueshme kanabisi.
Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte i arrestuari, rezulton i vjedhur në Spanjë.
Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.