Lewandowski i sigurt: Messi do të fitojë Topin e Artë në vitin 2023

Lewandowski i sigurt: Messi do të fitojë Topin e Artë në vitin 2023

Messi dhe Lewandowski

Superylli i Barcelonës, Robert Lewandowski ka pohuar se Lionel Messi është favorit për të fituar çmimin e Topit të Artë në vitin 2023. Pohimi i Lewandowski erdhi vetëm disa ditë pasi Messi frymëzoi Argjentinën për lavdinë e Kupës së Botës në Katar.

“Natyrisht. Mund të ketë një lojtar tjetër për të njëjtin klub [si pretendenti kryesor] ​​që pretendon çmimin, por vetëm njëri prej tyre fitoi Kupën e Botës dhe ky do të jetë një faktor vendimtar. Leo  Messi është në epërsi, kjo është e sigurt, ai ka arritur atë që ka më shumë rëndësi për të dhe tani ai mund ta shijojë atë”-u shpreh sulmuesi polak.

Messi ishte në formë të përsosur për La Albicelester gjatë shfaqjes botërore të futbollit që përfundoi më 18 dhjetor. Asi i Paris Saint-Germain shënoi shtatë herë në turne, duke përfshirë një dygolësh në finale pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA