Polaku Robert Lewandowski është gati për sfidën vendimtare të 26 marsit, ku Polonia do të përballet me Shqipërinë në Varshavë për gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026.

Sulmuesi veteran vjen në këtë përballje në formë të shkëlqyer, pasi në mesjavë realizoi dy gola në fitoren e Barcelonës me shtatë gola kundër Newcastle në Champions League, duke konfirmuar momentin pozitiv.

Në deklaratat para ndeshjes me kombëtaren tonë, Lewandowski u shpreh i qartë për rëndësinë e takimit.

“Nuk mund ta shikoj ndeshjen me Shqipërinë si më të rëndësishmen e karrierës sime. E shoh si një ndeshje që duhet fituar me patjetër”, tha kapiteni i Polonisë.

37-vjeçari pranoi gjithashtu se mosha po bëhet faktor në karrierën e tij, duke lënë të kuptohet se fundi i aventurës me kombëtaren nuk është larg.

"Pas pak muajsh mbush 38 vjeç dhe shumë më thonë se duhet ta mbyll. Kjo mund të jetë një nga ndeshjet e mia të fundit me kombëtaren. Megjithatë, unë besoj se ndeshjet fitohen nga ekipi, jo nga individët", tha mes të tjerash sulmuesi.

Në 'PGE Narodowy' do jenë mbi 56 mijë tifozë, mes të cilëve 3 mijë shqiptarë.