Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen deri në 30 qershor të vitit 2021.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të kampionëve të Bundesligës gjermane.

Firma e Leëandoëskit në kontratë vjen në kohë kur në gjurmët e tij ishte hedhur edhe Real Madrid.

Jam shumë i lumtur që negociatat patën rezultat pozitiv. Do të qëndroj edhe disa vite më shumë me Bajernin dhe së bashku do të përpiqemi të arrijmë objektiva ambiciozë”, tha sulmuesi.

Edhe Presidenti i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, shprehu lumturinë e tij për këtë rinovim.

“Jam i kënaqur që kemi siguruar për një periudhë afatgjatë shërbimet e njërit prej sulmuesve më të mirë në botë”, tha Rummenigge.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com