GJERMANI- I përhershmi Lewandowski nuk ka mjaftuar që Bayern ta fillojë sezonin e ri me një fitore. Pas shumë vitesh bavarezët e nisin startin e kampionatit me barazim, përballë Herthës së Berlinit.
Lewandowski shënoi nga një gol për çdo pjesë por minutat 36' dhe 39' ishin vendimtare për sfidën në Allianz Arena. Goli i barazimit të përkohshëm u shënua Dodi Lukebakio i cili ishte rastësisht në aksion dhe thjesht sa devijoi me kurriz gjuajtjen e Ondrej Duda. Neuer nuk reagoi dhe la topin të përfundojë në cepin e majtë të rrjetës.
3 minuta më vonë një përgjumje totale e mbrojtjes së Bayern nxori bomberin boshnjak Ibiseviç përballë Neuer i cili dribloi gardianin gjerman dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 60' Lewandowsi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë duke e çuar rezultatin në 2-2 për të qenë rezultati përfundimtar i ndeshjes.