Botërori 2026 i Formula 1 është gati të fillojë. Nga Melburni do të nisë një nga sezonet më të paparashikuara dhe më të diskutuar të viteve të fundit. Ndryshimi i rregullores dhe ‘power unit’ e reja janë një e panjohur e madhe.
Por ka nga ata që janë optimistë dhe të sigurt për një sezon kompetitiv. “Viti i Kalit (sipas kalendarit kinez) ofron rastin e një rilindjeje dhe nga pikëpamja teknike dhe në F1 të gjithë e fillojnë nga zero. Nuk ka më bukur”, ka thënë piloti Lewis Hamilton në një intervistë për 'Corriere della Sera'.
Më tej Hamilton ka folur me vlerësim për punën e skuderisë dhe Botërorin në prag.
"Vetëm dy persona në botë drejtojnë një Ferrari në F1 dhe unë jam mes tyre. Është e pabesueshme empatia e tifozëve në ditë të mira dhe të vështira. Nuk u premtojmë asgjë, mjafton të bësh një xhiro këtu brenda në 'Maranello' për të parë punën e jashtëzakonshme të çdo personi.
Prej 14 muajsh punoj për makinën e 2026-ës me inxhinierët. Në krahasim me makinën e mëparshme, që e gjeta të projektuar dhe vërtet pak mund të ndryshoja, te kjo makinë ka pak nga AND-ja ime. Jam entuziast.
Raporti me Leclerc? Unë nuk dua që tifozët të ndahen, duam të fitojmë të dy. Skuadra është e para. Charles është një pilot fenomenal. Pas asaj që kemi kaluar vitin e kaluar, mund të përballojmë çdo situatë. Ferrari ka gjithçka për të fituar, duhet të çojmë në fund punën tonë bashkë me tifozët. Është më e thjeshtë ta thuash se sa ta bësh, por kam ardhur te Ferrari, sepse besoj", tha shtatë herë kampioni i botës.
Gara finale që do hapë sezonin në F1 do zhvillohet në Australi më 8 mars.
Komente








