Lewis Hamilton s'e ka të lehtë, 32 komandat e timonit të Ferrarit që duhen mësuar përmendësh

Lewis Hamilton s'e ka të lehtë, 32 komandat e timonit të Ferrarit që duhen mësuar përmendësh

Timoni i Ferrarit në Formula 1

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton nga sezoni 2025 do jetë pjesë e Ferrarit. Pas 14 vitesh britaniku u largua nga Mercedes ku bëri historinë në garat e shpejtësisë, teksa në moshën 39-vjeçare kërkon të tregojë se periudha e tij nuk ka perënduar.

Hamilton nuk do e ketë të lehtë te Ferrari, me timonin e njëvendëshes italiane që ka 32 komanda të cilat duhet të mësohen përmendësh nga ai.

1 NEUTRAL – Butoni N përdoret për të aktivizuar marshin neutralin (afoljo).

2 KONFIRMO – Butoni PC qëndron për “Pit Confirm” dhe përdoret nga piloti për të konfirmuar udhëzimet e marra nga skuadra.

3 RADIO – Butoni i radios vijon djathtas dhe përdoret për të hapur komunikimin radio me inxhinierët.

4 LËVIZJA POSHTË – Në anën e djathtë, butoni 10 lejon të lëvizen poshtë faqet e ekranit.

5 LËVIZJA LART – Butoni 1+ lejon të lëvizet lart informacioni në ekran.

6 LIMITUESI – Komanda P është kontrolli i kufizuesit të shpejtësisë në bokse dhe kur përdoret, kufizuesi i PIT shfaqet në ekran me shpejtësinë e menjëhershme të treguar në të njëjtën kohë.

7 DIFERENCIALI – Më poshtë është përzgjedhësi rrotullues që menaxhon diferencialin në qendër të kthesës.

8 KRAHU I LËVIZSHËM – Butoni K2 përdoret për të aktivizuar sistemin “DRS”.

9 FRENA E MOTORIT – Selektimi i treguar me ngjitësin “EB” identifikon frenën e motorit.

10 POMPA E VAJIT – Kontrolli “OIL” aktivizon një pompë shtesë vaji për të rritur lubrifikimin.

11 ÇIFTI RROTULLUES I MOTORIT – Komanda vertikale “TRQ” menaxhon momentin rrotullues të motorit.

12 LEVA E FREKSIONIT – E pozicionuar, në këtë rast, në anën e djathtë, mund të shihni levën e freksionit, e cila përdoret vetëm për nisjen.

13 HARTAT – Butoni tregues me shkrimin “ENG”, mundëson zgjedhjen e hartave të motorit.

14 MULTIFUNKSIONI 1 – Komanda 14 menaxhon funksione të shumta, duke përfshirë “ERS”, “REC” (rikuperim).

15 NJËSIA E FUQISË (Poëer Unit) – Funksionet e komandës 14 operojnë së bashku me kontrollin e treguar me numrin 15, levë e madhe qendrore që menaxhon mënyra të ndryshme të motorit me djegie. Këto përfshijnë “WUS” (ngrohje) “PSH” (PUSH, në kualifikime), “RACE” (modaliteti i garës) “SC” (makinë sigurie).\

16 STRATEGJITË – Në qendër, poshtë, shfaqet përzgjedhësi i strategjisë së pjesës hibride e njësisë “Poëer Unit”.

17 MULTIFUNKSIONI 2 – Ky çelës rrotullues shumëfunksional menaxhon funksione të ndryshme: “SPK” ose avancimi i kandelave, “TUR” (presioni i valvulës), “TYR” (gomat) dhe programet e rikuperimit të paracaktuar si A, B, C.

18 GAZI – Komanda 18 “TIRE” menaxhon përgjigjen e përshpejtuesit.

19 BATERIA – Ky buton menaxhon furnizimin e ngarkimit të baterisë.

20 KARIKIMI – Butoni CHR cakton manualisht modalitetin e karikimit.

21 NIVELI I KARIKIMIT – Komanda 21 “SOC” tregon nivelin maksimal të karikimit të dëshiruar/të mundshëm.

22 KONFIRMIMI – Pulsanti “OK” përdoret për të konfirmuar cilësimet.

23 DIFERENCIALI – Ky përzgjedhës rrotullues menaxhon diferencialin në hyrjen e kthesës.

Timoni i Ferrarit

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Mbytja e anijes në Lampedusa, vijon kërkimi për 20 emigrantët e humbur në det

Itali/ Mbytja e anijes në Lampedusa, vijon kërkimi për 20 emigrantët e humbur në det