Leximet skenike,sjellin 11 dramaturgë
nga Ballkani në Teatrin Kombëta

Leximet skenike,sjellin 11 dramaturgë<br />nga Ballkani në Teatrin Kombëta
Aktorë të njohur të skenës, do të prezantojnë në formën e leximit skenik, të përkthyer në gjuhën shqipe, veprën e njëmbëdhjetë dramaturgëve nga Ballkani. Ky takim i dramës bashkëkohore është një tentativë për të bashkuar dhe për të njohur më shumë shkrimin dramatik të rajonit të Ballkanit.
 
Leximi skenik i dramaturgjisë bashkëkohore “Quhem Ballkan”, do të nisë sonte në mbrëmje në orën 18:30, me leximin e veprës “Mihaela, Tigresha e qytetit tonë” dhe në orën 20:30 me veprën “Një zjarrëfikës në oborrin e teatrit”. Ky event do të mbahet në Teatrin Kombëtar në Tiranë, nën drejtimin e aktores dhe regjisores së mirënjohur Ema Andrea.
 
Për disa ditë me radhë publiku do të ketë mundësi të jetë pranë dramaturgjisë së autorëve të njohur nga Ballkani, veprat e të cilëve do të lexohen në skenë nga aktorët. Një aktivitet, i cili starton për herë të parë në Tiranë sot për të përfunduar më 2 tetor premton të përcjellë më të mirën e dramës për teatrit.
  
Pjesëmarrësit janë nga Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria dhe Greqia. Duke filluar nga data 26 Shtator deri më 2 Tetor, në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Teatrit Kombëtar, do të ketë një kalendar ditor me performancë-leximi skenik nga çdo autor. Këto vepra u përkthyen në shqip nga: Ardian Kyçyku, Nikollë Berishaj, Qerim Ondozi, Romeo Çollaku, Milena Selimi, Shkëlzen Maliqi, Ben Andoni.
 
Dramaturgët dhe veprat që do të jenë pjesë e këtij leximi skenik janë:

1- “ Mihaela, Tigresha e qytetit tonë” nga Gianina Cărbunariu
2- “Një zjarrefikës në oborrin e teatrit” nga Stefan Çapaliku
3- “ Një shfaqje teatri me 4 aktore, me disa derra, me disa lope me disa kuaj me nje kryeministër, me nje milka e me disa inspektorë vendas e ndërkombëtar ” nga Jeton Neziraj
4- “ 5 Djelmoshat si” nga Simona Semenič
5- “ Jeta s’luan vendit, jeta vazhdon” nga Filip Vujosevič
6- “Burka e Medeas” nga Andrea Flurakis
7- “Fasule” nga Elin Rahnev
8- “Lasicet” nga Bojana Mijovič
9- “Gërricje apo si u vetëvra gjyshja ime” nga Tanja Šlijivar
10- “Demoni nga Debar- Maal” nga Goran Stefanovski
11- “ Gruaja bombe” nga Ivana Sajko 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot