LEZHE- Tre fshatra me më shumë se 5 mijë banorë të Komunës Balldre të rrethit të Lezhës lidhen me një rrugë të shkatërruar, ku lëvizja në të po bëhet për çdo ditë e më e pamundur.
Fshatrat Torovicë, Maleçaj dhe Koljakaj thuajse po mbeten të izoluar pasi rruga po bëhet e pakalueshme për automjetet dhe për këmbësorët.
Nga një aks nacional që lidhte të gjithë veriun e Shqipërisë, sot ky segment nuk ka asgjë të përbashkët me një rrugë normale për transportin e njerëzve dhe të mallrave.
Për banorët e këtyre zonave, amortizimi i këtij segmenti po dëmton mjetet e tyre, ndërsa e shohin gjithnjë e më larg tregun për produktet bujqësore. Ata e ndjejnë veten të harruar nga të gjithë.
Ndërtimi i segmentit rrugor që lidh superstradën me fshatrat Torovicë, Malecaj e Koljakaj ka qenë një nga premtimet kryesore të kreut aktual të komunës Balldre, por që tashmë është harruar krejtësisht.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com