LEZHE - Një aksident në superstradën Lezhë-Shkodër i ka marrë jetën një 52-vjeçari pasditen e së shtunës. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Mabe, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Dede Kulli.
Burimet nga policia lokale sqaruan se viktima ishte duke lëvizur me motoçikletë në drejtim të banesës së tij.
52-vjeçari është goditur nga pas prej një automjeti dhe ka gjetur menjëherë vdekjen ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit të aksidentit duke mundur të gjejnë makinën e tij të braktisur rreth 300 metra nga vendi i ngjarjes.
Pas hetimeve të para mësohet se shkak i aksidentit fatal ka qenë shpejtësia e lëvizjes së mjetit tej normave të lejuara.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com