LEZHË - Policia bashkiake në rrethin e Lezhës ka nisur një aksion për bllokimin e bizneseve, që nuk kanë shlyer detyrimet ndaj pushtetit lokal dhe tatimeve.
Subjektet që ende nuk kanë shlyer detyrimet tatimore po shoqërohen me veprimet e policise bashkiake, e cila ka urdhëruar mbylljen e tyre.
Nga kontrollet e ushtruara ndaj këtyre subjekteve, ka rezultuar se një pjesë e mirë e tyre janë drejt mbylljes përfundimtare për shkak se nuk arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme.
Aksioni ka nisur ditën e martë, ndërsa vetëm gjatë kësaj jave, objekt i policise bashkiake do të jenë 22 biznese, të cilat do të jenë të detyruara të mbyllin aktivitetin e tyre, nëse nuk shlyejnë detyrimet.
Inspektime të tilla do të vijojnë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com