Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës dhe 10 zyrtarëve të tjerë, me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2. 

Toka e sekuestruar ndodhet në zonën e bregdetit në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, pjesë e Njësisë Administrative Shëngjin. 

Parcela e parë e sekuestruar është me sipërfaqe 25 mijë e 296 m2, parcela e 2-të 16 107 m2, parcela e 3-të 7 382 m2, parcela e 4-të e tokës së sekuestruar 210 mijë 306 m2 dhe parcela e 5-të e tokës së sekuestruar me sipërfaqe 13 mijë 730 m2.  

Prokuroria ka lëshuar 23 urdhëarreste për abuzime me pronat në bregdet, ku në pranga kanë rënë kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi si dhe tre zyrtarë të hipotekave. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com