LEZHË - Në kuadër të operacionit të koduar “Autostrada” është arrestuar edhe anëtari i 4 i grupit që kryente grabitje me armë përgjatë autostradës Laç-Fushë Krujë në afërsi të Fushë-Mamurrasit.
 
Ndërsa ditën e djeshme u arrestuan Ervis Aliu, Emiklen Vokshi dhe Andri Ndreka, paraditen e sotme është arrestuar edhe Sebastjan Ajazi.
 
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se 4 të rinjtë janë autorë të dy grabitjeve të ndodhura me armë dhe maska në këtë zone. Uniformat blu kanë bërë të ditur se konkretisht këta persona janë  autorë të ngjarjes së ndodhur datë 05 prill në Fushë Mamurras Kurbin, ku Kreshnik Perndojt i cili drejtonte makinën BMW me targa AA 869 AG dhe personave që udhëtonin me të, duke iu vjedhur nën kërcënimin e armëve katër telefona, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.
 
Gjithashtu është bërë e ditur se dy prej këtyre personave të arrestuar janë edhe autor të grabitjes së ndodhur me 11 Prill rreth orës 03:40 në Fushë Mamurras të dy telefonave celular,  400 Euro, 7000 lek të rinj dhe disa dokumente identifikuese shtetasve Englert Çupa dhe  Osman Çupa të cilët udhëtonin me makinë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)