Rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Lezhës, si pjesë e operacioneve të Policisë së Shtetit për asgjësimin e lëndëve narkotike.  

Gjatë një aksioni në fshatin Skuraj të komunës Milot në Kurbin u gjetën 1837 bimë narkotike e mbjellë në 6 dynym tokë.
 
 
Policia e Lezhës përmes një komunikate për shtyp bëri me dije, se kishte marrë sinjalizime me herët për lëndën narkotike,ndërsa gjatë këtyre ditëve ndërmori aksionin blic.

Lënda narkotike ishte e mbjellë në tokë pyll pa pronar,ndërsa policia e Lezhës nuk ka bërë ende të ditur nëse ka identifikuar apo jo personat që e kultivonin.

Gjithsesi, kjo sasi mbetet ndër më të mëdhatë që është asgjësuar në këtë zonë.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)