LEZHE - Shkëndijat elektrike në rrjetet e amortizura të ndërtesave të vjetra janë shkaktari kryesor i zjarreve në banesa në qytetin e Lezhës. Vetëm brenda një muaji 5 shtëpi janë djegur nga shkëndijat elektrike.

Shërbimi zjarrfikës është i pafuqishëm për parandalimin e këtyre rasteve, ndonëse deri tani ka arritur të ndërhyjë në kohë duke shmangur viktimat në njerëz.

Një tjetër problem për shërbimin zjarrfikës të Lezhës janë mjetet logjistike të cilat nuk janë zëvendësuar prej 5 vjetësh dhe tashmë janë të amortizuara.

Gjithashtu shefi i këtij shërbimi ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha strukturave veçanërisht atyre, që kanë në pronësi pyjet dhe kullotat për minimizimin e rasteve të zjarrit gjatë stinës së verës.

(ad.ti/shqiptarja.com)