Lezhë, dy muaj pa asistencë
përfituesit: Nuk kemi bukën e gojës

Lezhë, dy muaj pa asistencë<br />përfituesit: Nuk kemi bukën e gojës
LEZHE-Të varfrit e Lezhës kanë 2 muaj pa ndihmë ekonomike.

Shkak është bërë ngërçi i krijuar në Këshillin Bashkiak të Lezhës i cili ka bllokuar dhe shpërndarjen e ndihmës ekonomike.

Janë qindra familje në nevojë të cilët nuk  kanë marrë pagesën prej afro dy muajsh, për shkak se nuk është mbledhur këshilli bashkiak për të miratuar buxhetin për këtë shtresë.

Kjo situatë ka krijuar mjaft probleme për familjet e varfra të cilët thonë se kjo pagesë është e vetmja e ardhur për ta dhe se në këto kushte po vuajnë për bukën e gojës.
 
“Të na heqin dhe asistencën dhe të dalim të flemë jashtë, të sëmurë kemi me 3 kalamaj, nuk e dimë çfarë të bëjmë më para, nuk ka 1 javë që nxora nga spitali burrin dhe djalin”, tha njëra nga qytetaret.
 
“Pa bukë jemi, po vdesim për bukë, dal dhe shes luledielli dhe as këto s’na lejon policia ti shesim, shyqyr që ka gjethe mullage dhe e mbledhin e hamë”, u shpreh një tjetër qytetare.
 
Drejtori i Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë, Jak Pjetri shprehet se është përgatitur i gjithë dokumentacioni dhe tashmë prite vetëm mbledhja e Këshillit Bashkiak për miratimin e ndihmën ekonomike të dy muajve së bashku.
 
“Të them të drejtën këshilli na ka krijuar shumë probleme dhe kuptohet që këto janë shtresat më të varfra të popullsisë dhe me zori presin fundin e muajit që të marrin atë ndihmë ekonomike shumë të vogël. Qytetarët vijnë tek zyrat tona me të drejtë, bashkia i ka kryer të gjitha procedurat i ka dorëzuar në kohë dhe sipas rregullores është firmosur nga kryetari i bashkisëdhe ngelet vetëm vendimi i këshillit për ta zgjidhur”, tha Jak Pjetri.
 
Kriza që ka përfshirë Këshillin Bashkiak të Lezhës tashmë i ka kaluar institucionit të prefektit, dikaster ky që do të thotë fjalën e fundit nëse mbledhja e 24 marsit për zëvendësimin e kryetarit të Këshillit ka qenë legjitime apo jo.

Ndërkohë që ato që po i vuajnë pasojat e kësaj përplasje janë të varfrit e këtij qyteti.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

I veshur me antiplumb, vrasësi i policit të Shqiponjave çohet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie! Shikoni Videon

I veshur me antiplumb, vrasësi i policit të Shqiponjave çohet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie! Shikoni Videon