LEZHE - Një efektiv policie i burgut në Shën Koll është arrestuar në flagrancë për shpërdorim detyre.
Polici në rolin bazë, Rasim Milla 46 vjeç është vënë në pranga gjatë ditës së sotme në orën 13:40 në burgun e Shën Kollit nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB).
Në kohën e marrjes së shërbimit të turnit të dytë, 46-vjeçarit i është bërë kontroll fizik nga ku është gjetur një celular i fshehur në këpucë.
Pas kësaj ngjarje janë bërë të gjitha veprimet hetimore nga SHKBB dhe është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bazë të nenit 258 të Kodit Penal.
Sipas policisë, dokumentimi i kësaj vepre penale u realizua si rezultat i dinamikës së veprimtarisë gjurmuese kundrejt këtij punonjësi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com