Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishem përfasues të bashkisë, shërbimit social si dhe organizatave që asistuan në këtë projekt. Nën Kryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku u shpreh se ngritja e kësaj qendre komunitare përbën një risi, ndërsa garanton se kjo nuk do jetë e vetmja në këtë qytet.
“Ngritja e kësaj qendre multifunksionale ose e thënë ndryshe e kësaj qendre komunitare ku ofrohen më shumë shërbime të cilat kanë në fokus mbrojtjen ë fëmijëve dhe ekudikim e tyre si dhe edukimin familjar. Kjo qendër komunitare nuk do të jetë e vetmja, pasi shumë shpejt do të vihet në funksion qendra komunitare multifunksionale në lagjen “Skëndërbeg”, e cila ka pikërisht në fokus problematikat sociale që kanë komuniteti rom dhe egjiptian”- ka thënë nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku.
Në këtë qender e cila do të qëndroje e hapur çdo ditë do të jenë 5 punonjese sociale që do të ofrojnë shërbime të cilat kanë në fokus mbrojtjen e fëmijeve dhe edukimin e tyre për të qenë të barabarte në shoqëri.
Redaksia Online
N.M/shqiptarja.com

VIDEO











